Quhet Florim Abazi, një emër krejt i zakonshëm i një shqiptari nga Kosova. Por puna qe bën ai, nuk është aspak e zakonshme. Florimi, rreth 35 vjeçar, jeton në rrethinën e Cyrihut dhe punon detektiv. Ai përgjon, ndjek dhe i kap hajnat e shitoreve dhe të restoranteve. Këtë profesion e ka filluar para 10 vitesh ndërsa tash tre vjet ai ka edhe firmën e tij për këtë punë.
Por, ndryshe nga detektivët klasikë që për shkak të profesionit mbeten tërë jetën anonimë, Florimi ka bërë një zgjedhje tjetër: ai ka botuar një libër në gjuhën gjermane. “Voll erwischt” quhet libri i Florim Abazit, i cili po bën bujë në Zvicrën gjermanofone. Në këtë libër, shqiptari nga Kosova shpalos përvojat e veta prej detektivi dhe me një stil të lehtë e tërheqës udhëheq lexuesin në fshehtësitë e profesionit të tij interesant dhe të rrezikshëm njëkohësisht.
Këto ditë në shtypin zviceran janë botuar artikuj të ndryshëm rreth librit, për të cilin flitet në superlativ. Detektivi shqiptar ka ngjallur interesimin e gazetave dhe medieve tjera për ta intervistuar.
Ai në këto intervista tregon se çfarë mënyrash, nga më të habitshmet, përdorin njerëzit për të kryer një vjedhje. Në karrierën e tij Florimi ka kapur edhe doktorë shkencash që kanë vjedhur gjëra ushqimore. Hajna shitoresh dhe restorantesh ka nga të gjitha kategoritë shoqërore, nga të gjitha kombet, shprehet ai. Askush nuk bën të ju befasojë!
Deri më tash thotë të ketë kapur së paku 3000 hajna. E ka mprehur tashmë intuitën dhe i “nuhat” në mënyrë të pagabueshme ata.
Por, si të ruhemi nga hajnat, të cilët sidomos gjatë këtyre ditëve të blerjeve festive të fundit të vitit janë në vlugun e punës? Detektivi ynë ka një këshillë të thjeshtë: “Keni kujdes nga njerëzit që ju kërkojnë t`ua këmbeni paratë duke u dhënë “para të imta” dhe, mbyllni mirë xhepat e kuletat”. Për këshillat dhe truqet tjera, na mbetet ta lexojmë librin “Voll erwischt”, që, në përkthim të lirë i bie “I kapur në vepër”.
Ëndrra ime më e madhe është që një ditë të “gërvisht pllakat” si DJ Double A në Ultramusic Festival. Muzika elektronike është jeta ime. Pa të, unë nuk do të dija se mund të bëja gjë tjetër. Sepse, tek unë gjithçka ndodh në kokë.
Kam lindur 18 vite më parë me sëmundjen Duchenne-Muskeldystrophie. Kjo është një sëmundje te e cila muskujt dobësohen dhe me kohë humben. Pasi që edhe xhaxhai im vuante nga kjo sëmundje, mua më kanë testuar menjëherë pas lindjes. Kështu, ne e dinim që nga fillimi se për çka ishte fjala. Pastaj kur unë i mbusha 6 vjet dhe fillova të humbja aftësinë e të ecurit, për mua nuk ishte diçka shumë dramatike. Thjesht, çdo gjë ndodhte ngadalë dhe bëhej keq e më keq. Tashmë unë mund të lëviz lehtë vetëm nga dy gishta në të dy duart dhe fytyrën.
Kur mbërrina në pubertet, për herë të parë u vetëdijesova se unë jam i ndryshëm. Aty e kuptova përse kaq pak njerëz interesohen për mua. Një kohë të gjatë isha i pikëlluar dhe i zemëruar me fatin tim. Mirëpo unë me kohë kam mësuar të kërkoj ndihmë dhe të pranoj se jeta ime është kështu si është.
Nga viti i kaluar jetoj në Cyrih në Mathilde Escher Heim, kui po e ndjek profesionin për mediamatiker, një lloj dizajneri elektronik. Më pëlqen shumë dhe më përshtatet: që prej moshës 8 vjeçare unë merrem intensivisht me kompjuterë. Unë nuk mund ta paramendoj se si do të ishte jeta ime nëse do të isha detyruar të jetoja me këtë sëmundje në ndonjë kohë të mëhershme. Mbase, vetëm do të qëndroja ulur. Sot, me teknologjinë moderne unë mund të lëviz goxha i pavarur.
Falë mausit të kompjuterit dhe levës në karrocën time invalidore unë mund ta bëj muzikën time dhe mund edhe të dal vetë në lokale argëtimi. Aktualisht shkoj me shumë kënaqësi në klubin “Kaufleuten”. Njerëzit atje tashmë më njohin. Ata janë shumë korrektë me mua dhe më ndihmojnë, për shembull, kur dua të pi ndonjë lëng.
Sapo ta përfundoj shkollën do të përqendrohem i tëri vetëm në muzikë. Unë edhe tash komunikoj me shumë njerëz nga skena muzikore në vend dhe jashtë vendit dhe lexoj shumë blogje muzikore lidhur me këngët dhe zhvillimet e reja. Do të gëzohesha shumë sikur të kisha një dhomë vetëm për vete. Momentalisht unë e ndaj dhomën me një koleg timin shumë të mirë dhe natyrisht më duhet të kem kujdes (me muzikën). Por së shpejti unë do të mund të bëj muzikë gjatë gjithë kohës.
Duke bërë muzikë i jap shumë rëndësi që tingulli im të jetë vërtetë i paprovuar më parë. Ai duhet të rrjedhë, të tregojë një rrëfim që të bind.
Do të ishte vërtetë super që një ditë t`ia dal të marr pjesë në Ultramusic Festival! Njerëzit gjithmonë thonë se duhet të kërkoj ndihmë në fondacionin “Sternschnuppe”. Por unë nuk e di tamam. Më me dëshirë do të provoja ta arrij këtë me forcat e mia, duke i bindur të tjerët me muzikën time.
Kur njeriu dëshiron të arrijë diçka, ai duhet të punojë fort. Për këtë arsye unë bashkë me dy kolegë nga shtëpia ku banoj do të udhëtoj për në Miami në festivalin në fjalë. Ne organizojmë gjithçka. Ne po kërkojmë vetë njerëz kujdestarë dhe sponsorë që t`ua paguajmë rrugën kujdestarëve tanë. Po ashtu po bisedojmë me kompani ajrore lidhur me karrocat tona speciale.
Më së shumti kam frikë për atë se si do të bëhet kur unë, pas tre ose 4 vitesh nuk do të mund të lëviz më asnjërin gisht. Por unë kam besim se teknika deri atëherë do të përparojë dhe do të më krijojë mundësi të reja.
Është bukur që prindërit e mi së shpejti do të shpërngulen nga Grencheni në Cyrih, që të jenë më afër meje, veç kësaj, ka mundësi që dy shokët e mi më të mirë të fillojnë studimet këtu. Kështu do të kemi mundësi të shihemi më shpesh. Do të ishte super. Sepse unë për ta jam thjesht njeri normal. Gjë që unë pikërisht po e dëshiroj. Shumë njerëz që më shohin, në mënyrë automatike më konsiderojnë si të hendikepuar mentalisht dhe kjo nganjëherë është e vështirë. Por unë kam mësuar tashmë që asgjë të mos më shqetësojë. Përveç, ndoshta, njerëzit e shëndoshë që nuk duan të punojnë edhe pse kanë mundësi ta bëjnë këtë. Shqetësim tjetër janë luftërat e shumta në botë. Unë, thjesht nuk arrij ta kuptoj përse njerëzit ia bëjnë këtë njëri-tjetrit. Kjo vërtet nuk ka kuptim.
Bëhet fjalë për çmimin SIK ISEA (Swiss Institut for Art Research) dhe KUNST BULLETIN për aktivitetet dhe projektet që ka realizuar piktori shqiptar gjatë këtyre 10 vjetëve të fundit nëpër metropolet e Evropës.
Për piktorin Sinani, i cili në pikturat e tij paraqet një qasje të re të artit figurativ, ishte befasi e këndshme.
“Nuk kam pritur që do të më nderojnë me dy çmime. Me këtë lajm më ka befasuar menaxherja ime, Irene Varga. Ajo nëpërmjet sms më ka uruar për këto dy çmime nga SIK ISEA, tha piktori Sinani.
Ne bashkëpunim me Muzeun e St.Gallenit të Zvicrës Sinani është shpërblyer edhe me disa çmime të tjera ndërkombëtare.
Ai synon këtë vit të përfundojë edhe doktoraturën në Universitetin Internacional të Novi Pazarit nën udhëheqjen e Dr.Prof.Fehim Huskoviq, ku pastaj mendon përsëri të kthehet Universitetin e Freiburgut të Zvicrës.
“Kur njeriu lëviz nga vendlindja e tij, nuk është se ka ndërmend ta tradhtojë kauzën jetike, por e bën këtë i nxitur nga nevoja për t’u zhvendosur dhe për të parë se cili është realiteti jashtë nesh. Kjo pra është arsyeja që njeriu dëshiron të provojë dhe të jetë në kontakt me kultura të ndryshme, por dhe të realizojë një ëndërr”, tha në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch piktori Ali Sinani.
Artisti, sipas tij, duhet të njohë dy të vërteta: të vërtetën e jetës dhe realitetin e veprës, pra të mos jetë indiferent në zhvillimin e kulturës dhe duke sjellë lidhshmërinë komplete të elementeve artistike.
Shqiptaro-zvicerani Ali Sinani ka lindur më 1977 në Doberdoll të Maqedonisë. Gjatë vitit 2009 mori titullin e magjistrit të shkencave të artit në Akademinë Universitare të Arteve në Shkup. Është anëtar i asociacioneve të ndryshme të artistëve zviceranë, austriakë, gjermanë dhe të Maqedonisë. Deri tani ka realizuar mbi njëzet ekspozita personale dhe kolektive në Maqedoni, Zvicër dhe së fundi në Gjermani.
Jeton dhe punon në St. Gallen të Zvicrës, ku edhe mban kurse në studion e tij “Arte”.
“Seria e koncerteve “Rising Stars” është ndër më interesantet që organizon Allgemeine Musikgesellschaft Basel (AMG). Këtu prezantohen muzicientë të rinj që kanë marrë çmime në konkurse në gjithë botën dhe që janë në fillet e karrierës së tyre ndërkombëtare. Interesimi i publikut për “Rising Stars” është i madh. Kjo u tregua edhe në koncertin e tretë për këtë sezon, të kitaristit 28 vjeçar me prejardhje kosovare, Petrit Çeku. Ai ka dalë fitues në konkurse të shumta ndërkombëtare , përfshirë edhe atë “Andres Segovia” në qytetin gjerman Velbert.
Segovia, mjeshtri i madh, i vdekur në vitin 1987, është një pikë orientimi për çekun. Mjeshtri klasik spanjoll, ashtu si dhe mjeshtër të tjerë të vjetër të kitarës gjejnë ekzekutuesin kompetent te kosovari Petrit Ceku. Atmosfera e preferuar e Cekut është romantizmi i vonë, dhe këtë e tregon programi i tij recital. Koncerti fillon në mënyrë paradigmatike me “Sonata romantika” A-Dur, një homazh për Schubertin, i autorit meksikan Manuel Ponce që e kishte kompozuar në vitin 1929 për Andres Segovian.
Në afishen e programit Çeku na është prezantuar si një instrumentist virtuoz dhe poet. Poet është me të vërtetë por virtuoz në kuptimin e drejtpërdrejtë ai nuk është edhepse në fakt ai di të luajë me virtuozitet në kitarë. Ai është një kitarist që e ndjen muzikën nga brenda, i cili shpërfaq jetën e brendshme të pjesëve që luan, brishtësinë e tyre. Çeku shpalos një patos të introvertuar dhe befason me një piano plot ndjenjë. Aty është melankolia në sonatën e Ponces, një pikëllim për të kaluarën e humbur.
Në veprën homazh të Mario Casteelnuovo-Tederco kushtuar Paganinit “Capriccio diabolico” Çeku lidh në mënyrë ideale muzikalitetin e tij të mbështetur në romantikën e vonë me shkëlqimin teknik”.
Dëshirën për t`u bërë dirigjente, Deniola Kuraja e ka shfaqur relativisht vonë. Shqiptarja 32 vjeçe është duke mbaruar semestrin e tetë në Shkollën e lartë për muzikë, teatër dhe medie, në Hanover. Pas studimeve të mbaruara për piano në Shqipëri, ajo ka emigruar në Gjermani dhe ka bërë këtu shoqërimin me piano të këngëtareve të operës. Vetëm pastaj te ajo zhvillohet dëshira për të shprehur veten përmes dirigjimit. Krahas dirigjimit Deniola ka marrë për dy vite mësime të violinës dhe krahas gjithë kësaj ajo di t`i lexojë notat e partiturave për të gjitha instrumentet. Kjo gjë ka qene vendimtare për pranimin e saj në Shkollën e Lartë në Hanover.
Dirigjimi, për shqiptaren e re është në radhë të parë komunikim. “Unë e kam një ide, një interpretim personal të muzikës dhe dua që atë t`ua përcjell instrumentisteve”, thotë ajo. Ndonëse notat dhe konstrukti i një vepre muzikore janë të shkruara qartë, partiturat lejojnë një hapësirë të lirë, të cilën secili dirigjent e interpreton ndryshe, pasi që “ndjenjat janë të ndryshme te secili”.
Për Denjolën dirigjimi, krahas aspektit artistik ka edhe shumëçka të punëdores, shkuan “Hanowersche Allgemeinie”. Gjatë studimeve asaj i duhet të mësojë se si janë krijuar instrumentet e veçanta, në mënyrë që pastaj t`i qaset secilit instrumentist në mënyrë individuale. “Paramendo, sikur të duash të vendosësh harmoni në mes të vetëtimës dhe murmurimës. Gjatë dirigjimit unë duhet t`i bashkoj të gjithë instrumentistët e orkestrës”.
Në semestrat e parë ajo ka mësuar para së gjithash teknikat me shkopin e dirigjimit. Me gjestet e bëra me shkop ajo i thekson udhëzimet që ua jep instrumentistëve në mënyrë individuale. Për disa javë Deniola, pas katër vitesh studimi merr shkallën e masterit për muzikë. Në provimin e saj të diplomës ajo do të dirigjojë mjuziklin “Street Scene” të Kurt Weill, që normalisht e bën profesori saj, Martin Brauss. Por, në shfaqjen e 12 shkurtit, Deniola do të bartë gjithë përgjegjësinë për orkestrën.
“Do të kem sigurisht shumë emocione”, thotë ajo, dhe, pa emocione nuk bëhet kjo punë. Mirëpo, pas pak minutash ajo është aq e përqendruar sa që harron çdo gjë që e rrethon dhe mendon vetëm për muzikën. Pas përfundimit të masterit, Deniola do të detyrohet që të prezantohet në sa më shumë vende. Sepse, siç e thotë ajo “mua nuk më njeh akoma askush”. Por ajo shpreson të fitojë një vend pune si pianiste me punë plotësues dirigjimin, ku do të merrte përvojën për ndonjë vend tjetër pune në të ardhmen.
“Synim imi është që dikur, para së gjithash të mund të dirigjoj dhe të qëndroj e vetme në pult para orkestrës. Atëherë përfundon punëdorja dhe fillon artistikja”.
Që me romanin e saj të parë “Das albanische Öl oder Mord auf der Straße des Nordens” (Nafta shqiptare ose vrasja në rrugën e veriut) Anila Wilms ka zënë vend në listën e romaneve më të mira kriminalistike të revistës prestigjioze gjermne “Die Zeit”, gjermane gjegjësisht në “KrimiZEIT-Bestenliste”.
Më 19 mars në një bashkëbisedim me botuesin Rainer Nitsche, shkrimtarja e lindur në Tiranë Anila Wilms bën një hyrje në librin që bën fjalë për Shqipërinë e vitit 1924.
Një rrëfim i krisur i cili ka ndodhur me të vërtetë dhe që ka pasur pasoja në politiken botërore
Në një zonë malore vriten dy amerikanë të rinj. Një inxhinier gjerman i transporton për në Tiranë me kamionin e tij dy të vdekurit dhe shoferin e tyre të plagosur shqiptar. Në Tiranë pastaj shpërthen zhurma, nëpër kafene gazetarët diskutojnë rreth motivit të vrasjes, ambasadori amerikan dyshon se bëhet fjalë për një sulm të kryer nga shërbimi i sigurimit rivalizues i Anglisë ose Italisë kundër interesave amerikane për naftën shqiptare.
Në parlamentin shqiptar ngatërrohen sherret e politikës së brendshme … Në fund sqarohet se ishte një ngatërrim, natyrisht, i dekoruar me rrethana misterioze.
“Me këtë roman Anila Wilms dëshmon se letërsia e mirë mund të jetë edhe interesante. Ajo di të depërtojë në psikologjinë e karaktereve dhe t`i bëjë ato aq të gjalla dhe të besueshme”, thuhet në prezantimin e librit.
Anila Wilms, e lindur në Tiranë në vitin 1971, që nga viti 1994 jeton në Berlin si shkrimtare dhe publiciste.
Romanin në fjalë ajo e ka shkruar paralelisht në gjuhen shqipe dhe gjermane.
Perdja në skenën e sallës luksoze të Operës së Cyrihut hapet me figurën dhe zërin e Saimir Pirgut, i cili luan rolin kryesor në shfaqjen “Rigoletto” të Gjuzepe Verdit. Dhe, perdja bie po ashtu me zërin e tij, që vjen nga prapaskena, duke kënduar arien e njohur “La donna è mobile”. Vetë subjekti i shfaqjes fokusohet në dramën jetësore të Rigoletto-s, palaços së oborrit, i cili vuan nga shtypja që i bëhet, veç tjerash dhe nga i zoti i tij, Duka i Mantovës, rol negativ, të cilin e luan Pirgu…
Saimiri është familjarizuar prej kohësh me Cyrihun, gjegjësisht me skenën operistike të këtij metropoli zviceran. Rreth 10 vite më parë ai ka luajtur në skenën e këtushme të operës rolin e Dukës së Mantovës në “Rigoletto-n“ e famshme të Verdit. Tash sërish në këtë shtëpi, ai luan po në “Rigoletto” dhe si gjithnjë, rolin e Dukës.
Para pak vitesh Pirgu kishte marrë pjesë me rolin kryesor, atë të Alfredos në një spektakël operistik të llojit të vet, në inskenimin e operës së njohur të Verdit “Traviata” të luajtur jo në skenë por në stacionin hekurudhor të Cyrihut. Loja impresionuese që bartej nga hapësirat mes peronave të trenit, te shkallët elektrike të stacionit e gjetiu, ishte transmetuar drejtpërdrejtë nga televizionet zvicerane. Dhe kishte lënë mbresa të thella te një publik i gjerë, i cili në kushte normale, vështirë “e gjen rrugën” deri tek teatri i operës…
Gjatë gjithë muajit shkurt Saimir Pirgu, tenori i ri, i njohur edhe si miku dhe pasuesi i denjë i Pavarotit, ishte sërish mysafir në metropolin zviceran. Në të gjitha, shtatë shfaqjet, salla ka qenë e mbushur tërësisht dhe biletat kanë qenë paraprakisht të shitura.
Kënaqësinë që të përjetojmë artin e tij të madh e patëm në shfaqjen e “Rigoletto-s” të dhënë të martën, më 26 shkurt në “Opernahus Zürich”. Me këtë rast ia “vodhëm” Pirgut pak minuta nga agjenda e tij e ngjeshur, për t`iu drejtuar lexuesve të albinfo.ch.
Albinfo.ch: Posa përfundoi shfaqja e operës “Rigoletto” të Verdit në skenën e Cyrihut. Bëhet fjalë për shfaqjen e fundit të këtij cikli, të filluar me premierën e dhënë më 3 shkurt. Si ndjeheni pas gjithë këtij angazhimi?
Saimir Pirgu: Në fakt “Rigoletton” nga 3 shkurti e këndej e kemi shfaqur gjithsej shtatë herë. Sigurisht, ka qenë një periudhe mjaft e ngjeshur me punë. Ndërsa këtu do të jem sërish në muajin maj, kur do ta shfaqim operën “Traviata” që jemi duke e realizuar në shtëpinë operistike “Metropolitan” të Nju Jorkut. Nesër do të jem në Nju Jork për të vazhduar provat. Premiera shfaqet më 14 mars.
Që t`ua përkujtoj, në Cyrih kam bërë “Rigoletto”-n edhe para dhjetë vitesh.
Albinfo.ch: Dhe, çfarë solli të re versioni më i ri i “Rigoletto”-s së Cyrihut?
Saimir Pirgu: Është një version modern, komplet i ri, i moduluar në kushtet e ditëve tona, përfshirë këtu edhe gjithë agresivitetin që karakterizon kohën tonë. Dhe këtu ka qenë edhe e bukura e kësaj shfaqjeje po aq sa edhe vështirësia e realizimit të saj. Ndër risitë hyn dhe skenografia qëllimisht e varfër dhe kostumet e kohës moderne që veshn artistët. Ndërsa shfaqja e para 10 viteve ka qenë brenda kornizave të klasikes.
Albinfo.ch: Ju, sigurisht edhe në shfaqjen e përmendur keni luajtur rolin e Dukës së Mantovës?
Saimir Pirgu: Po, sigurisht pasi që vetëm atë rol mund ta luaj unë…
Albinfo.ch: … Për shkak të moshës, ose tipit të zërit?
Saimir Pirgu: Për këto që thatë por edhe për shkakun se Duka di Mantova duhet të jetë i bukur, fascinant … (qesh)
Albinfo.ch: Kemi lexuar se në shfaqjet e para (nga fillimi i shkurtit) ka pasur edhe reagime të një pjese të publikut, nisur nga ky inskenim ndryshe…
Saimir Pirgu: Po, është e kuptueshme, gjithmonë do të ketë persona të tillë brenda publikut që duan ta shikojnë gjithnjë atë shfaqje me të cilën janë mësuar, me këtë rast, versionin klasik. Megjithatë, kritika, sidomos ajo ndërkombëtare dhe shtypi e kanë vlerësuar shumë lartë shfaqjen në këtë variant. Po ashtu është e kuptueshme se mund të ketë edhe zëra kundërshtues, sepse ky është teatri…
Albinfo.ch: Megjithatë është një inercion që publiku më lehtë të identifikohet me rolet pozitive se sa me ato negative, çfarë ishte roli juaj në shfaqjen “Rigoletto”. A keni përjetuar diç të tillë me rastin e kësaj opere?
Saimir Pirgu. Absolutisht jo. Sado që të jetë urrejtur Duka si njeri, atë e kanë dashur gjithmonë si rol. Sido që të jetë, ariet ndër më të famshmet në literaturën botërore të muzikës, janë pikërisht ato të Duka di Mantova-s si për shembull perla e njohur “La donna è mobile” etj.
Por nuk diskutohet, në këtë inskenim, roli im është edhe më negativ se në inskenimet tjera. Me tekstin e njëjtë, regjisorja e ka ashpërsuar paraqitjen e Dukës.
Albinfo.ch: Cila është shfaqja e radhës që jeni duke e përgatitur ose do ta filloni, pas “Rigoletto-s”?
Saimir Pirgu: Unë jam i angazhuar në më shumë se 20 role, në shtëpi të ndryshme operash, të cilat i shfaq paralelisht gjatë gjithë kohës.
Premiera e radhës që do ta kem është “Traviata” (bashkë me Placido Domingon) të cilën jam duke e përgatitur në operën “Metropolitan” të Nju Jorkut, në mënyrë paralele me këtë të Cyrihut. Dmth. gjatë gjithë kësaj kohe të provave kam qenë “në ajër”, në relacionin Nju Jork-Cyrih. Pardje kam ardhur nga Nju Jorku dhe nesër (e mërkurë) do të fluturoj sërish për atje… Kështu do të jem edhe një kohë, pasi që seria tjetër e shfaqjeve të “Rigoletto”-s në Operën e Cyrihut do të jetë në muajin qershor. Dhe siç e përmenda, me “Traviata”-n do të jem këtu në muajin maj.
Vizionari dhe gjeniu i muzikës Gem Belushi ka ndryshuar kulturën e hip hopit amerikan siç njihet sot. Repi i tij konsiderohet si fenomen i East Coast, me krijimin e lëvizjes së re “EU Movement”. Ky stil sjell një perspektivë të re europiane në hip hopin amerikan. Gem Belushi ka zbuluar talente të reja shqiptare dhe të huaja dhe influencuar në njohjen e muzikës underground në popullore (mainstream).
“Si artist mendoj se na mungon hip hop i vërtetë sot. Histori të vërteta që njerëzit mund ta gjejnë veten është çka e bën hip hopin të jetojë më gjatë. Pavarësisht ngahistoria qëtregon, gjithmonë do ketë një person që e ka përjetuar historinë tënde. Varet nga aftësia e artistit si e prezanton këngën dhe si ia paraqet publikut,” tha reperi i talentuar Gem Belushi dhe themeluesi i Eagles Up Entertainment (EU).
Gem Belushi (Gem Belu) është një artist shqiptaro-amerikan me famë botërore. Ka mbi 10 vjet që merret me muzikë si dhe ka themeluar kompaninë e tij diskografike “Eagles Up Entertainme (EU)”. Gem Belushi ka lindur në Konetikët, Sh.B.A., dhe jeton në Stamford. Me talentin e tij ka zënë vendin dhe respektin e duhur si dominues i skenës muzikore të New Yorkut që nga fillimet e vitit 2000. Gem sjell muzikë të re, që gjithmonë çon përpara kultrën e hip hopit. Me lirika të sofistikuara dhe stil origjinal të paparë po ndryshon eksperiencën e hip hopit amerikan. Në veçanti ai sjell influencën europiane në kulturën e repit të New Yorkut. Me inteligjencën dhe kreativitetin e tij Gem Belushi po i mëson të tjerëve se si bëhet repi. Kompania “Eagles Up” ka krijuar një lëvizje të re që shfaq repin e ndërgjegjes. Ato që e dëgjojnë repin e EU ndjehen mirë dhe kuptojnë filozofinë e këngëve të Gem Belushit.
Fillimet në Muzikë
Gem Belushi e ka dashur muzikën që kur ka qenë i vogël. Në moshën 5 vjeçare Gem krijoi këngën e parë akapella, bashkë me vëllain, duke kënduar rap, “now here’s Georgie with his fat rap”.
“Familja ime më ka përkrahur gjithmonë. Mbaj mend kur këndova para gjyshit tim (Filip Dedaj), nuk kishte ndjenjë më të mirë në botë. Familja e di se cili jam si artist dhe ato dëshirojnë që unë të bëj shfaqje,” tha Gem Belushi.
Nga mosha 11-15 Gem Belushi eksperimentoi me muzikën duke prodhuar beata dhe këngë për shokët e tij gjatë shkollës së mesme. Që në atë kohë ka inkurajuar dhe përkrahur artistë të ndryshëm duke i prodhuar albumet e tyre.
“Në shkollë të mesme kam prodhuar beata për të tjerët. Në ato kohë isha një artist dhedija si të prodhoja një këngë duke prodhuar vetëintresumentalin e muzikës. Kush tjetër të këndojë rep në beatin sesa personi që e krijoi atë? Më pëlqeu kjo, kështu përveç beatave bëra dhe rep,” tregon artisti i famshëm Gem Belushi.
Talenti i Gem Belushit u zbulua nga publiku i gjërë me superhitin “No Sir No Sir” (fillimisht titulluar Jo Zotëri Jo Serb), lançuar në 2005. Kënga ishte kundërpërgjigje drejt një artisti serb që deklaronte se Kosova është Serbi dhe hapte propaganda serbe anti-shqiptare. Mbi 1000 fansa të apasionuar pas artistit u mblodhën në klubin Webster Hall në New York të ndjekin performancën live të këngës “No Sir No Sir” në dhjetor 2006.
Në vitin 2005 Gem Belushi themeloi kompanin e tij diskografike “Eagles Up Entertainment” (EU) në Stamford, Connecticut (www.eugang.com). Me lançimin e “Put Your Eagles Up” (Shqiponjat Lart) dhe “No Sir No Sir” kjo kompani muzikore ka dominuar në Amerikë dhe Europë. Gem Belushi ka bërë emër si reper i suksesshëm, producent kreativ, dhe artist vizionar duke krijuar stile të reja të hip hopit.
Sukseset e Karrierës: Repi i Gem Belushit dhe Hip Hop i East Coast
Në 2005 Gem Belushi lançoi albumin me titull “King and Ace” in 2005, shkruar dhe prodhuar nga Gem Belushi (Eagles Up) dhe Kash Dash, feat. Leo Luck. “King and Ace”është një platformë e zërit të kulturë hip hop duke reflektuar realitetin e shoqërisë në Amerikë gjatë këtyre viteve. Albumi prezantoi një stil, zë dhe vizion të ri si dhe një generatë të re të muzikës.
Kjo periudhë ishte bazë në krijimin e identitetit artistik të Gem Belushit. Muzika dhe Repi i Gem Belushit reflekton jetën e të rinjve dhe problemet e qytetit. Muzika e tij dallohet nga katër karakteristika: qualiteti i fortë, krijimtaria e veçantë, shumëllojshmëria dhe influenca pozitive. Nga mesi i viteve 2000-të muzika e Gem Belushit kaloi nga underground në mainstream. Albumi i tij lançuar në vitin 2007 (pa titull) ishte një sukses i menjëhershëm. (www.facebook.com/GemBelushi)
Eagles Up Movement and European-American Hip Hop
Gjatë fundit të viteve 2000 repi i Gem Belushit njihet si një periudhë krijuese. Në 2008 Gem Belushi lançoi albumin e ri me titull “Suicide Kingz”. Albumi përfshin disa nga artistët më të shquar të hip hopi si Kash Dash, Leo Luck dhe Noizy. Albumi “Suicide Kings” u prodhua nga kompania muzikore e Gem Belushit, Eagles Up Entertainment me vizion të Leo-s. Videoklipi “Hard to Say Goodbye” u lançua në 2008, si pjesë e albumit “Suicide Kings”. Videklipi paraqet Gem Belushin dhe Leo Luck, drejtuar nga Gem Belushi me kolazh të klipeve të mëparshme.
Në fundin i viteve 2000-të, repi i Eagles Up (EU) pati ndikim të madh në kulturën e New Yorkut. Lëvizja Eagles Up solli një ndryshim kulturor me shpalljen e pavarësisë të Kosovës në 2008. Gjatë kësaj kohe shumë emigrantë shqiptarë emigruan në Amerikë, sidomos në New York. Gem Belushi prodhoi albumr të influencuara shumë nga rrënjët dhe prejardhja e tij shqiptare-europiane. Ka synin njohjen e emrit të Kosovës në diasporë dhe krenohet me prejardhjen e tij shqiptare.
“Muzika ime në fund të viteve 2000, solli një zhanër krejt të ri. Belushi vjen në dritë me muzikë të re – Repi EU. Lëvizja Eagles Up (Shqiponjat Lart) paraqet stilin tim të ri. Është si një film që shfaq çfarë unë shikoj nga ambjenti im, atë që kam përjetuar vetë. Ashtu si tregimi i tre mbretërve, muzika ime ka një vizion, ka një histori, është nostalgjike. Muzika ime ta heq mendjen nga jeta e përditshme. Stili im është përshkrues si një tregim, ku rrëfej perspektivë time dhe tregoj historinë e jetës, me një stil dhe lloj që nuk e ka askush. Kur njerëzit dëgjojnë Belushin, ato mendojnë se jam dikush miks dhe jo shqiptaro-amerikan. Krenohem me prejardhjen time shqiptare,” tha vizionari Gem Belushi.
“I shkruaj vetë tekset e këngëve. Njerëzit e kuptojnë më mirë këngën kur dikush ka përjetuar ato për të cilat unë këndoj. Unë këndoj për shqiptarët, historinë e emigrantëve në Amerikë, etj. Kur njerëzit ndëgjojnë muzikën time ato kuptojnë një sens të një dekade tjetër të hip hpit me një flow ndryshe. Repi i Eagles Up (EU) ndryshon nga të tjerët sepse sjell perspektivën amerikane-europiane, që hip hopi nuk e ka parë kurrë më parv. Ky është vizioni im, për të influencuar hip hopin dhe kulturë e saj,” rrëfen Gem Belushi.
Në 2009 Gem Belushi lançoi albumin (mixtape) me titull “Psycho Active” që përmban 27 këngë. Ky album ka stil freestyle, më këngë bonus dhe një nga prodhimet më të mirat të Gem Belushit. Videoklipi “Go Fish” feat. Leo Luck dhe Gem Belushi u prodhua nga Eagles Up Entertainment.
Në 2010 Gem Belushi filloi të shkruajë albumin tjetër “Fast Life” që më vonë e titulloi “Money Out The Belu” (M.O.T.B.). Ky album i dedikohet mikut të tij të fëmijërisë, Kushtrim Elezaj, i cili ka ndërruar jetë. “Kushtrim Elezaj ishte një nga personat më të mëdhenj dhe ndikues në qytetin tim. Cilido person në qytetin tim që e njihte e quante shokun më të mirë. Prandaj e donin të gjithë. Leo, Kushtrimi dhe Kash ishte grupi më i fortë,” tregon Gem Belushi.
“Në 2010 inçizova albumin “Fast Life” kushtuar Kushtrimit. Kam 3 vite që punoj dhe përmirësoj këtë album. Tani albumi mban titull tjetër “Money out the Belu”, një album komplet i ri me muzikë të re. Kam përzgjedhur çdo këngë me stile të ndryshme ku flas për jetën e përditshme. Albumi nuk është lançuar akoma për publikun. Do jetë gati këtë vit,” tha Gem Belushi.
Arritja në Majat e Suksesit dhe Famës
Influenca e hip hopit të Eagles Up (Shqiponjat Lart) vazhdon rrugën e suksesit. Në qershor 2012 Eagles Up u lidh me artistin e shquar Martin Berishaj (Marty Magz) (që ka fituar disa çmime). Marty Magz sjell influencat rajonale nga Detroit, Michigan dhe shton në shumëllojshmërinë e repit të EU-së.
Në fund të verës në 2012 Gem Belushi dhe Marty Magz lançuan videoklipin jo zyrtar “Not Adding Up”. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri (mixtape) me titull “Go Fk Ya Self” që Eagles Up planifikon ta lëshojë falas për shkarkim në webfaqen.
www.DatPiff.com, dhuratë për fansat besnikë të grupit EU. Kënga është shkruar nga Gem Belushi dhe Marty Magz. Video jo zyrtare u lançua në gusht 2012, ndërsa video zyrtare pritet të filmohet me 9 Mars 2012 në New York. (www.youtube.com/watch?v=8M4shBx1JTU). Kënga “Not Adding Up” u bë një sensacion internacional, dhe ndryshoi hip hopin amerikan duke përfshirë dhe influencat rajonale amerikane dhe europiane. Lëvizja shqiptaro-amerikane ‘Eagles Up’ (Shqiponjat lart) filloi në Connecticut, u zhvillua dhe u rrit në New York, dhe në 2012 u bë ndërkombëtare.
Gem Belushi dhe Marty Magz e lançuan superhitin “Not Adding Up” në radion famoze të legjendës së repit, Eminem, në radion Shade 45 Radio, me Dj Black dhe personalitetin Miss Mimi, ku të dy artistët folën për Kosovën. Më pas kënga dhe video doli kudo. Muzika e Eagles Up i përshtatet moshave të ndryshme dhe ndëgjohet nga dashamirës të zhanrave të shumta.
“Bëj muzikë për dashurinë dhe pasionin që kam për të, jo për famën. Gjenerata e re na shikon si shembull. Nuk ka ndjenjë më të mirë se influenca pozitive për rininë dhe gjeneratën e ardhshme,” tha artisti i talentuar Gem Belushi.
Artisti i ri nga Kosova me qëndrim në Gjermani, Petrit Halilaj po merr pjesë në një ekspozitë në kështjellën Moyland të Gjermanisë, ku krahas tij ekspozojnë edhe pesë artistë gjermanë. Ekspozita, përpiqet të thyejë stereotipat e artit me të cilat jemi mësuar, si varja e pikturave në mur e të ngjashme. Këtu kemi një shpërndarje më kreative të veprave të artit nëpër ambientin e galerisë.
Kështu, Halilaj ka sjellë këtu një pjesë nga punimi i tij kompleks i mëhershëm “Cikli-Ditë-Natë” dhe e ka vendosur me titullin “Paneli i qiellit” në një radhitje tjetër. Në vend të vështrimit romantik të reve mbi kokat e vizitorëve, Halilaj ka shpërndarë pjesët e punimit të tij në mënyrë të egër në gjithë hapësirën. Në këtë mënyrë “ato të japin përshtypjen e velave të një shprese të humbur”.
Fundja, edhe hapësira shpirtërore e gjithësisë mund të përjetohet vetëm si e grimcuar, së paku në Kosovë është kështu. Artisti nomad Petrit Halilaj do të prezantojë në Bienalen e Venedikut nderin dhe Kosovën. Mbetet të presime kërshëri se çfarë do t`i bjerë ne mend këtij mjeshtri të gjesteve ”, shkruan gazeta gjermane “Handelsblatt”.
“Nuk ka gënjeshtër më të paturpshme se ajo që mbështet mendimin se rebelimi është i padobishëm. Rebelimi mbart në vetvete justifikimin e saj, pavarësisht nga shanset për të ndryshuar apo jo situatën që përcakton atë. Ai është shkëndijë në erë, por shkëndijë që kërkon barutin” (André Beton)
Përtej mendimit të përgjithshëm, në hije të një stine tranzitore, ekspozita e Rrezeart Galicës vë në kallëp të ri realitetin sociopolitik të një rajoni që po ndërmerr hapat e tij të parë demokratik. Përfaqësimi i ngjarjeve politike në Kosovë vë në dukje në mënyrë të kthjelltë qëndrimin protestues të artistit kosovar. Nëpërmes fotografive dhe veprave të ashtuquajtura grafike, Rrezeart Galica shpie në qendër të vëmendjes dështimin e misionit ndërkombëtar si dhe devijimet e qeverisë së tij.
Një koleksion me art-veprim për të brumosur debatin dhe lëvizjet kolektive do të paraqitet gjerë më 27 mars në Galerinë e Qendrës Espérance në Gjenevë. Në zemër të veprës të tridhjetëvjeçarit arti shndërrohet në armë lufte për liri, pa kursyer asnjë tipar të saj.
Ky projekt u bë i mundur në sajë të UPSH-së, ku më 4 mars 2013 qytetarët e Gjenevës u pritën për përurimin e hapjes së ekspozitës për tri javë.
Rrezeart Galica- Giqi mishëron vullnetin e atyre artistëve që punojnë për të fituar lirinë e tyre të shprehjes dhe për të luajtur rolin e tyre në mbrojtjen e të drejtës së patjetërsueshme të popujve për vetëvendosje. Nëpërmes punës së tij, duke angazhuar krijimtarinë artistike, ai bëhet njëkohësisht aktor dhe dëshmitar i asaj që zgjat gërvimën e idesë të pavarësisë politike, ekonomike dhe sociale të Kosovës, por edhe i asaj që lëkund marrëdhëniet e barabarta në mes të Evropës Perëndimore, misioneve ndërkombëtare dhe shtetit kosovar të sapolindur. Raporti paternalist ose kolonialist i Kombeve të Bashkuara dhe i Bashkimit Evropian me Kosovën theksohet në një seri të tablove: një prelud pa mëdyshje në favor të largimit të këtyre të fundit.
Veprat e Rrezeartit ngrenë pikëpyetje sfiduese dhe kanë qenë kohët e fundit objekt i vëmendjes së veçantë nga ana e popullsisë vendëse, rajonale, por edhe nga studentët e Akademisë së Arteve të Bukura në Itali (Perugino), ku janë bërë pikë referimi i idesë së artit të angazhuar.
Aktualisht krijimet e tij paraqitën në Gjenevë dhe shtrojnë çështjen e rëndësisë së idesë politike në punën artistike, pyesin për aftësinë e saj për të pajtuar mesazhin politik me krijimin estetik të veprës artisitke. Sipas të gjitha gjasave, Rrezeart Galica menaxhon këtë ekuilibër shumë lehtë, duke arritur një përputhje mjaft efektive.
Duke pirë një kafe, Rrezearti pranoi me plot mirësi të pezullojë kohën për t’iu përgjigjur kureshtjes të Albinfo.ch. A mundet një artist t’i japë njëkohësisht veprës së tij cilësi estetike dhe politike? A ka arti kapacitet, në fakt, të ndikojë në realitetet socio-politik? Çfarë është marrëdhënia mes aktivizmit dhe dëshirës për të provokuar mendimin nëpërmjet krijimit artistik? Një turmë pyetjesh me skaje të paqarta që ngrehin veprat e Rrezertit Galicës.
Kur e pyesim në lidhje me situatën në Kosovë: A janë artistët të anashkaluar apo anashkalimi është arsyetim, Rrezearti mendon se është arsyetim, sepse në Kosovë ka hapësira për promovimin personal. “Unë nuk mendoj se arti duhet absolutisht të shfaqet në një galeri. Krijimet mund të paraqiten kudo që njerëzit janë të pranishëm. Por ajo që më shqetëson mua është një gjë tjetër. Nga kontaktet me artistët dhe nga ato që i lexoj e shoh, mendoj se ambiciet e artistëve kosovarë janë qiellore, kurse puna në praktikë është e paktë”.
Pikërisht, cila është situata e artistëve në Kosovë sipas Rrezartit? A ka klane dhe monopole në fushën e artit pamor në Kosovë? Për fat të keq, ankohet ai, sot nuk vuan vetëm arti pamor, por e gjithë shoqëria kosovare. Kjo frymë klanike vërehet edhe në mesin e artistëve. Ata që ndërmarrin iniciativa janë gjithherë të rrethuar nga miqtë e njëjtë dhe grupet e njëjta. Të njëjtit, duke e ekspozuar gjithherë, shkaktojnë neveri dhe bezdisje pranë vizitorëve artdashës, sepse zbulojnë vepra me një stil të njëtrajtshëm, gjë që shkakton edhe largimin e tyre nga galeritë apo hapësirat e tjera ekspozuese”.
Në fushën e dizajnit grafik dhe shtypit, monopolizimi lulëzon në sferën e tenderëve të ministrive, vazhdon ai. “Kjo tregon qartë se si ish-dizajnerët, tanimë biznesmenë, kanë regjistruar nga dy firma private për të na hedhur hi syve se kinse nuk është i njëjti ai që po e merr tenderin. Këta ish-dizajnerë të transformuar në biznesmenë të suksesshëm, të cilëve u ka dalë boja për nga nuhatja në art të mirëfilltë, janë vrima më e zezë e artit pamor kosovar. Të njëjtit kanë arritur të futen edhe në borde galerish për të vlerësuar vepra e projekte artistësh. Tani, po e përjetojmë kohën më të “artë” të artit pamor, kur antivlera na bëhet vlerë, e na bëhet orientues e imponues i artit të së ardhmes…”
Po le t’i rikthehemi krijimtarisë së tij. Për Rrezeartin, arti është më e mira formë për protestë dhe nëpërmes tij ai ekspozon revoltën e tij. Ndjenja e inferioritetit të popullsisë së Kosovës ballë misioneve ndërkombëtare, të cilat shfaqin ndjenjën e tyre të superioritetit pa rezervë, është një dukuri e padurueshme për të. Liria e qytetarëve kosovarë është virtuale, sepse në realitet, na rikujton artisti, “ne jetojmë krejtësisht të izoluar pa të drejtë për lëvizje të lirë”.
Puna e tij mund të përshkruhet si “art konceptual”, ndërsa disa kritikë arti cilësojnë Rrezeart Galicën si “një nga artistët më të guximshëm të Kosovës”. Në një botë të dominuar nga imazhi dhe virtualiteti, qasja e tij (dizajn grafik) ofron një marrëdhënie dinamike dhe të prekshme me fenomenet sociale si në nivel lokal, ashtu edhe në atë global.
Në mënyrë të tejdukshme ekspozita hap një kapitull ku shqyrtohen marrëdhëniet me botën reale, pyetjet për autonominë e artit, si dhe ku shqyrtohet funksioni protestues/ angazhues/ aktivist dhe utopik i artit.
Analiza e kompleksitetit (jo pa kontradikta) të marrëdhënieve mes artit dhe politikës ishte subjekt i një bisede të gjatë. Rrezearti me ekspozitën e tij personale kundërshton të gjithë ata që kanë pretenduar gjithmonë (në emër të pastërtisë së artit) që një lidhje e tillë është e pavend, kundër atyre që besojnë se arti nuk ka fuqi ose aftësi për të sfiduar rendin e rrënjosur dhe për të hapur horizonte të reja. Ekspozita e Rrezeart Galicës tregon se krijimi artistik, me origjinalitetin gërryes të formave si dhe me përvojën përçarëse që shkakton, ende mund të kumbojë zërin e dëshirës për përparimin e çështjeve sociopolitke. Rrezearti tregon se vepra artistike, ashtu si rebelimi i shkrimtarit Andre Breton, mbart gjithënjë shtytjen e një “shkëndije që kërkon barutin”.
Në galerinë Ida Illuster në Berlin, është hapur të enjten ekspozita e titulluar “Ratio” me punimet artistike të piktores shqiptare Majla Zeneli.
Artistja e lindur në Shqipëri, jeton prej 7 vitesh në Gjermani. Ajo krijon punime autentike kolazhi bardh-zi, në formë portretesh të njerëzve. Ajo përdor teknikën e shtypit me mezzotintë, që e aplikon mbi fotigrafitë që ka zgjedhur.
Majla ka mbaruar grafikën artistike në Shqipëri. Pastaj ajo ka studiuar në Poloni, në akademinë e arteve Eugenusz Geppert dhe në shkollën e lartë të artit Burg Giebichenstein, në Halle. Ajo ka perfeksionuar shumë teknikën e saj mezzotinto, me çfarë edhe arsyetohet suksesi i saj i arritur në Poloni, Angli. Suedi e në Gjermani.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 prill 2013. Ajo mund të vizitohet nga e enjtja deri të shtunën, nga ora 12 deri në orën 18.
Vendimi është marrë në mbrëmjen e të premtes: fituese e çmimit të parë të garave të teta ndërkombëtare për violinë, që i kushtohen kompozitorit Leopold Mozart, (babai të Wolfganag Amdeus Mozart-it të njohur) të vlerësuar me 10 mijë euro është Maia Cabeza nga Kanadaja.
Para kësaj, katër finalistët e mbetur pas garës në tri runde në mesin e 26 violinistëve nga e gjithë bota, kane ekzekutuar në sallën Kongres am Park, secili nga një koncert me violinë të Wolfgang Amaeus Mozart-it , të shoqëruar nga orkestra e Radios së Munihut.
Çmimi i dytë bashkë me 7500 euro ka shkuar te Jonian Ilia Kadesha, (shqiptar që jeton në Greqi). Në çmimin e tretë është vlerësuar Thomas Reif nga Gjermania ndërsa me të katërtin Young-Uk Kim nga Koreja.
Kështu ka vlerësuar juria. Mirëpo simpatia e publikut ka qenë e qartë për shqiptarin Jonian Kadesha. 40 për qind të votave nga publiku kanë shkuar për të, shkruan Die Augsburger Zeitung (DAZ).
Ndarja e çmimeve, bashkë me një koncert dhome nën drejtimin e drejtorit muzikor Dirk Kaftan do të mbahet sonte, me fillim në orën 20 në Sallën e artë të ndërtesës së Komunës në Augsburg. Ndërsa përmbylljen festive të aktivitetit do ta bëjë të dielën, më 28 prill orkestra e përbërë nga katër fituesit në Kongres am Park, bashkë me orkestrën e radios së Munihut nën drejtimin e dirigjentit Bruno Weil.
Të dy koncertet do të transmetohen live përmes internetit.
Dy artistë që paraqiten në ekspozitën aktuale “SUPER Visions –Zeichnen und Sein” (“SUPER Visions – Të vizatosh dhe të jesh”) në muzeun e kështjelles Moyland gëzojnë aktualisht njohje ndërkombëtare: Petrit Halilaj dhe David Shrigley.
Petrit Halilaj do të përfaqësojë Kosovën në ekspozitën e 55-të ndërkombëtare të arteve, në Bienalen e Venedikut 2013. Ndërsa Shrigley është i nominuar për çmimin Turner, njërin ndër çmimet më të rëndësishme që jepen për artin bashkëkohor.
Që nga instalacionet e tij sensacionale të paraqitura në Bienalen 2010 të Berlinit, dhe në Art Basel të vitit 2011, Petrit Halilaj numërohet si njëri ndër artistët më të respektuar në nivel ndërkombëtar. Ai jeton dhe punon në Kosovë, Itali dhe në Gjermani, Berlin. Për ekspozitën në kështjellën Moyland ai ka pikturuar qiellin në panele gjigante dhe e ka sjellë në sallën e galerisë. Ky instalacion i Halilajt do të shoqërohet edhe me vizatime të ndryshme, me temë qiellin dhe retë, shkruan lokalkompass.de.
Ekspozita “SUPER Visions –Zeichnen und Sein” me Petrit Halilajn, David Shrigley, Matthias Böhler, Christian Orendt, Heiner Franzen dhe Eva Von Platen, paraqet artistë me potencial të madh, të cilët vizatojnë me pasion dhe njëkohësisht veprat e të cilëve duken bukur në hapësirë.
Disa nga punimet e ekspozuara janë krijuar enkas për ekspozitën në galerinë e kështjellës Moyland.
Të premten, më 17 maj, në Interkulturelle Bibliothek (IKUBO), në Olten duke filluar në orën 19.00, mbahet një mbrëmje leximi letrar. Shkrimtarja shqiptare Bessa Myftiu prezanton librin e saj të përkthyer nga shqipja në gjermanishte “An verschwundenen Orten” (Në vende të humbura). Në këtë libër autorja rrëfen mbi kohën e rinisë së saj, të kaluar në Tiranë.
Në po këtë mbrëmje, e bija e Bessa Myftiut, këngëtarja e njohur e xhazit, Elina Duni, do të këndojë këngë popullore shqiptare.
Shkrimtarja Bessa Myftiu jeton prej vitesh në Gjenevë dhe shkruan paralelisht në gjuhën shqipe dhe frënge.
Leximi nga libri do të bëhet në gjuhën shqipe dhe gjermane. Në përmbyllje do të ketë një apero dhe bashkëbisedim. Hyrja: gratis
Atë e njohim prej vitesh si kitaristin nga grupi muzikor “Guralumi” i Lozanës. Quhet Krenar Arifi dhe, se është më shumë se “vetëm” kitarist, do ta marrim vesh nga biseda e realizuar me të për albinfo.ch.
“Keni”, siç e quajnë shumëkush në Lozanë, vjen nga Kosova, më saktësisht nga Ferizaj, ku është i lindur në vitin 1980. Në Kosovë ka kryer një pjesë të shkollës fillore pastaj ka ardhur në Zvicër në vitin 1994. Këtu ai ka filluar studimet muzikore në EJMA (Ecole de Jazz et Musique Actuelle) në Lausanne, ku është diplomuar si instrumentist në vitin 2006. Në të njëjtin vit ai ka qenë fitues i çmimit ‘Friedl Wald’. Ndërkohë dhe paralelisht ka studiuar në Konservatorin e muzikës të Lausannes HEM (Haute Ecole de Musique) ku ka diplomuar në vitin 2007 për pedagogji për muzikë (diplome d’enseignement).
Aktualisht Krenar Arifi është para kurorëzimit të një pune të frytshme, realizimit të një albumi të përbashkët me këngëtaren e njohur franceze Fanny Leeb. Krenari flet për albinfo.ch rreth këtij albumi po edhe rreth krijimtarisë së tij tjetër të deritashme.
Albinfo.ch: Ju njiheni si kitarist në grupin “Guralumi” që bën muzikë xhaz me bazë folkun shqiptar. Albumi që po e publikoni nuk lidhet me grupin. Na tregoni se për çfarë albumi është fjala dhe për çfarë bashkëpunimi?
Krenar Arifi: Po, albumi i ri, që quhet “Travel”, është një projekt tjetër, për të cilin kam filluar para 4 viteve bashkëpunimin me këngëtaren parisiene Fanny Leeb, e njohur edhe si vajza e humoristit dhe këngëtarit të mirënjohur Francez Michel Leeb. Në këtë projekt jam kompozitor dhe sigurisht, edhe kitarist.
Albinfo.ch: Në çfarë faze është tash albumi?
Krenar Arifi: Tani albumi është në shitje në të gjithë botën në mënyrë digjitale (iTunes etj), kurse fizikisht do të shpërndahet në Zvicër, duke filluar nga 14 maji (e martë).
Albinfo.ch: Sa këngë ka albumi
Krenar Arifi: I ka 11 këngë.
Albinfo.ch: A kemi të bëjmë edhe këtu me xhaz me elemente shqiptare apo?
Krenar Arifi: Jo, në këtë projekt nuk ka elemente shqiptare, por ka elemente xhazi, soul, pop.
Albinfo.ch: Na thuani diçka edhe për “Guralumin”, gjegjësisht pjesëmarrjen tuaj në të: kur ka filluar, si ka ndodhur njohja juaj me anëtarët e grupit?
Krenar Arifi: Grupi “Guralumi” eshtë formuar nga Gjon Guralumi, pianist virtuoz nga Tirana dhe unë, gjatë kohës sa unë isha duke ndjekur studimet në EJMA, në vitin 2004. Disa kohë kemi qenë vetëm një duet piano – kitarë kurse më vonë na lindi dëshira që të inkuadrojmë edhe muzikantë tjerë të huaj, të gjithë anëtarët në atë kohë ishin studentë në EJMA. Albumi i parë është krijuar në vitin 2006.
Albinfo.ch: A ka aktualisht ndonjë të re rreth “Guralumit”? Ndonjë Album, seri koncertesh?
Krenar Arifi: Në vitin e kaluar e kemi përfunduar albumin e dytë ‘Fluturim si zogu’ i cili është tani në shitje. Aktualisht jemi duke e përgaditur një mini turne në Shqipëri por datat nuk janë ende të caktuara.
Albinfo.ch: Çfarë punon Krenari për të jetuar? A mund të jetojë nga muzika? Nëse po, si, në ç`mënyrë?
Krenar Arifi: Unë kam fatin të jetoj vetëm prej profesionit tim. Përveç me këto dy projektet që i përmenda më sipër, unë punoj edhe si kompozitor i muzikës së filmave të shkurtër, dokumentarëve, reklamave etj.
Albinfo.ch: Si kompozitor filmash, mund të na tregoni për ndonjë projekt, sigurisht për ndonjërin që ka pasur sukses ?
Krenar Arifi: Në vitin 2010 kam garuar për një spot publicitar për Youth Olympic Games të cilat jan mbajtur për herë të parë në Singapur, dhe aty fitova me konpozimin tim. Një tjetër sukses imi në këtë fushë ka qenë punimi që kam realizuar për Qeverinë e Argjentinës. Ata më kanë ftuar për të kompozuar muzikën e spotit publicitar me rastin e daljes së monedhës së re prej 100 pesosëve.
Sukseset e Krenar Arifit
Krenar Arifi ka marrë pjesë në shumë festivale dhe aktivitete tjera muzikore, si: Montreux Jazz Festival, Bus Palladium – ParisSwan – Paris, Théâtre du Léman – Genève, Sentier des Halles – Paris, Le Petit Journal – Paris, L’Etage – Paris, Caprices Festival – Crans-Montana, Gatsby – Paris, Miles Davis Hall – Montreux, Stravinsky – Montreux, Bookies – Oxford/UK etj.
Po ashtu kënga “Travel” e kompozuar nga ai për Fanny Leeb ështtë zgjedhur për serialin e njohur televiziv”Section de recherches” të Televizionit të Francës.
Shqiptari nga Kosova, Driton Veliu është një mësues vallëzimi. Aktualisht ai ka një angazhim paksa të veçantë: t`ua mësojë hapat e parë të vallëzimit atyre që planifikojnë të martohen së shpejti. Tetë çifte që nuk kanë pasur kohë ose vullnet të mësojnë deri më tash vallëzimin, ndodhen te ai në „përpunim“.
Mësimi i ceremonisë së vallëzimit për çiftet martesore duket kështu: të gjithë mysafirët e bëjnë një qark rreth çiftit që vallëzon, pastaj nusja vallëzon me të atin dhe dhëndrri me të ëmën e kështu me radhë. Mirëpo, valsi i thjeshtë nuk mjafton më, po deshëm që dasma të jetë vërtetë e suksesshme.
Driton Veliu në shkollën e tij të vallëzimit në Bremen dhe Oldenburg ofron një kurst ë veçantë dhe individuale për çiftet martesore të cilët nuk duan që në dasmat e tyre të kufizohen në taktin e zakonshëm të valsit.
Çifti e zgjedh fillimisht muzikën dhe pastaj mbi këtë ztgjedhje zhvillohet një spektakël individual dhe shpesh i përcjellë me shumë djersë, shkruan radiobremen.de. Efekti befasues është i garantuar!
Vallëzimi është pasioni i madh i shqiptarit nga Kosova, Driton Veliut. Ai është autodidakt në këtë fushë por punon prej 16 vitesh si mësues vallëzimi. Dritoni ka qenë kampion i shumëfishtë evropian në Streetdance.
Ky takim letrar ishte i organizuar si gjithnjë nga Shoqata e krijuesve shqiptarë në Zvicër, përkrahur nga grupi aktivist i sindikatës Unia të Zurich-ut dhe studio “Aleksandër Moisiu”. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe stafi diplomatik i Republikës së Kosovës, konsulli Salih Sefa, i cili edhe foli me këtë rast.
Po ashtu fjalën e morën edhe prof. Fetah Sheholli, mësimdhënës në gjimnazin e Besianës, miku i idealeve, poeti Mehmet Bislimi, si dhe poeti e piktori Gani Bytyqi. Ky promovim i librit u udhëheq nga Saranda Ademi Gervalla, e cila në mungesë të kryetarit të Shoqatës së krijuesve shqiptarë në Zvicër, z.Besnik Camaj, lexoi fjalën e tij, po ashtu një vështrim kritik nga profesori Lebit Murtishi dhe disa nga poezitë e autorit F.Berisha.
Përveç kësaj, Saranda shfrytëzoi rastin të prezantojë dy nga poezitë e saj titulluar “Faleminderit”, dedikuar babait të saj të ndjerë dhe poezinë me titull “Sot”, dedikuar personave me probleme shëndetësore (të hendikepuarve fizikë), me të cilat, ashtu si me vallëzim dikur, ngjalli emocione të veçanta te publiku. Krejt në fund të pranishmit kishin mundësi të ndjeheshin të lirë gjatë një kokteji, t’i shtrojnë pyetje autorit dhe t’i kenë librat e tij.
125 vjet më parë, pikërisht në vitin 1888 në Këln të Gjermanisë do të themelohej një orkestër simfonike me muzikantë amatorë, duke u bërë kështu orkestra më e vjetër e këtij qyteti.
Dirigjenti i parë dhe po ashtu iniciatori për themelimin e kësaj orkestre në vitin 1888 ishte Alexander Rive. Më pas janë një sërë dirigjentë të cilët kanë drejtuar këtë orkestër me vite e dekada të tërë deri sa në 2012 këtë fat do ta kishte një shqiptar, artisti tashmë i njohur Desar Sulejmani, shkruan DW në gjuhën shqipe. Presidentja e kësaj shoqate orkestruesish Lene Lutz kujton kur u bë zgjedhja e tij: “Shumë shpejt na u bë e qartë se dirigjent do të ishte Desari duke pasur parasysh konkurentët e tjerë. Pra me paraqitjen e tij shumë prej nesh ishin të mendimit se ai do të ishte në krye të orkestrës sonë. Ne zhvilluam votimin për kandidatët favoritë dhe në përfundim doli se me shumicë unanime fitues ishte Desari. Sot them me bindjen e plotë se nuk kemi bërë zgjedhje të gabuar. Ai është vërtet shumë i talentuar, shumë praktik, me shumë energji. Desari ka një pasion të madh për muzikën dhe ne ndjehemi shumë mirë me të si drejtues i orkestrës.”
„Ajo që më shtyu të konkurroj si dirigjent i kësaj orkestre ishte mbi të gjitha qyteti i Këlnit duke e parë si qëllim në vetvete. Mendova që Këlni do të ishte për mua edhe një dritare më e madhe qoftë si dirigjent, por qoftë edhe si artist në përgjithësi. Pra fati më krijoi mundësinë që unë ta shfrytëzoja menjëherë këtë konkurim dhe u ndjeva shumë krenar kur mora lajmin që kisha fituar. Por sigurisht unë ndjej edhe përgjegjsinë e madhe për këtë vend sepse një orkestër e tillë me një jetë kaq të gjatë artistike, 125 vjet, do të thotë që përveç të qenurit dirigjent, do të thotë edhe përgjegjësi organizative përpos asaj artistike. Sepse një orkestër e tillë me rreth 70 veta, të cilët jo vetëm që vijnë rregullisht në prova dhe organizojnë koncerte të tilla siç ishte ky në Filarmoninë e Këlnit dhe organizime të tjera, kërkon edhe displinë organizative”, thotë Sulejmani.
Në mesin e veprave klasike, interpretohet edhe “Rapsodia Shqiptare” e Gerti Drugës
Orkestra ka interpetuar vepra që nga koha e Barokut deri tek ato modernet klasike apo vepra të muzikës bashkëkohore. Në koncertin e së dielës (26.05.) mes veprave si Elgar, Brahms apo Mendelssohn Bartholdy që u intepretuan me rastin e 125 vjetorit të themelimit të kësaj orkestre, ishte edhe vepra e kompozitorit shqiptar Gerti Druga “Rapsodi shqiptare”, një suprizë tjetër kjo për publikun gjerman.
„Jam totalisht i emocionuar dhe në rradhë të parë falenderoj Desarin, i cili na dha këtë mundësi për të promovuar para publikut gjerman një vepër shqiptare e sigurisht që unë ndjehem i priviligjuar që u zgjodha në këtë rast. Eshtë një vlerësim i madh për mua si i ri por për të gjithë artistët e rinj që kanë këto shanse dhe kjo i dedikohet pikërisht kësaj orkestre e cila ka vite që e ka bërë këtë si traditë të sajën. Në fakt vepra ime është thellësisht shqiptare; sepse unë në kompozimet e mia dua të flas shqip prandaj edhe kompozimi im titullohet „Rapsodi shqiptare“ dhe në rastin e këtij koncerti e konsiderova këtë vepër si një sfidë të vetes sime“, thotë për Deutsche Welle, Gerti i emocionuar .
Dhe këtë test, dy shqiptarët Desari dhe Gerti e kaluan shumë mirë duke marrë duartrokitje të gjata dhe ovacione. Ishte një e papritur edhe për vetë orkestrantët që siç thotë violina e parë, Susanna Schael ishtë një përvojë e shkëlqyeshme me të dy djemtë artistë nga Shqipëria.
Muzika shqiptare ka shumë energji dhe dashuri brenda
„Ka qenë një përvojë e shkëlqyer me dirigjentin por edhe me muzikën shqiptare e cila është shumë interesante për ne si gjermanë pasi ka një përzierje mes asaj popullores dhe modernes, por gjatë interpretimit e ndjen edhe romantiken e saj që ka brënda. Eshtë fat i madh që ne kemi një dirigjent të tillë pasi unë e njoh Desarin më herët dhe kemi bashkëpunuar shumë. Unë kam qenë edhe në Tiranë dhe jam mahnitur nga talentet që ka Shqipëria në fushën e muzikës. Pra është vërtet një përvojë e mrekullueshme dhe jam shumë e gëzuar me rapsodinë që intepretuam në këtë koncert jubilar. Muzika shqiptare ka shumë energji, por dhe shumë dashuri”.
Edhe vetë kompozitori Druga u habit nga suksesi që pati vepra e tij: ”Ritmet tona janë pak të vështira, në përgjithësi ritmet e përziera nuk janë të lehta edhe për tu interpretuar nga instrumentistët, por në momentin kur kjo vepër përthithet mirë nga orkestra atëherë edhe publiku e ka më të lehtë për ta përçuar, për ta përcjellë. Çuditërisht kjo në koncert u arrit në mënyrë të shkëlqyer, ndaj jam dhe shumë i lumtur. Shpresoj që kjo përvojë të më ndihmojë që të kemi mundësi edhe për një përvojë tjetër në të ardhmen si kjo”.
U larguam nga salla e Filarmonisë së Këlnit me shpresë së së shpejti do të kemi të tjera aktivitete nën drejtimin e dirigjentit tonë Sulejmani, por dhe një bashkëpunim më të ngushtë gjermano-shqiptar në këtë fushë. Këtë na e premtoi vetë Desari pas koncertit: „Për të ardhmen mendoj se do të ketë një sërë aktivitetesh jo vetëm me kompozitorë shqiptarë por edhe me të tjerë talente të rinj. Gjithashtu do të ketë bashkëpunim edhe me instrumentistët shqiptarë të cilët unë shpesh i sjell këtu në Gjermani dhe ku ata kanë mundësi të promovojnë talentin e tyre. Një plan jo shumë i largët është që me këtë orkestër të shkojmë edhe në Shqipëri për një tur koncertesh”.
Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani është fituese e garës „The Voice of Italy“. Me falë zërin e saj të bukur dhe interpretimin bindës ka bërë për vete publikun dhe jurinë. Në mbrëmjen finale Elhaida ka interpretuar hitin „Margherita“ së bashku me mentorin e saj, këngëtarin e njohur Riccardo Cocciante.
Votimi përmes sms-ëve ka nxjerrë fituese shqiptaren 20 vjeçe. Mbrëmja finale e spektaklit “The Voice of Italy”, është transmetuar sonte në televizionin italian “Rai 2″.
Për publikun shqiptar Elhaida Dani është e njohur si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës. Ajo ka qenë fituese e “Top Fest 2012” në Top Channel, me këngën “S’je më”.
Me prejardhje nga një vend i vogël siç është Presheva, qyteti i shqiptarëve në jug të Serbisë, Limani ka arritur ta kthejë vëmendjen tek vetja.
Fotografi të ndryshme dhe idetë e tij për t’i bërë bashkë ato që në realitet duken surreale, e kanë bërë të famshëm nëpër botë.
”Daily Mail”, “The Sun”, “Telegraph, “The Australian”, i kanë kushtuar mjaft hapësirë punës së tij, transmeton TCH.
“Intervista e parë ka qenë për një revistë të njohur botërore që është angleze dhe nga aty, gazetat e mëdha e kanë parë intervistën e më kanë publikuar shumë gazeta të tjera. Normalisht që kur një gazetë e njohur si “Daily Mail” ose “The Telegraph” publikon punën time dhe një intervistë që bën, atëherë normalisht njeriu ndihet shumë mirë”, thotë Limani.
Adriani, ka edhe objektiva të tjera, përveç fotove dhe studion në Tetovë për shkenca kompjuterike.
“E kam një dëshirë që të bëj një ekspozitë personale, qoftë në Prishtinë ose në Tiranë dhe shpresoj që kjo të realizohet me ndihëm e institucioneve kulturore”, thotë Limani.
Adriani është parë nga larg, por jo nga afër. Ka ambicie dhe vlerësime për botën e tij imagjinare, por tani është i vetëm në botën e realitetit.
Së shpejti, Tedi Papavramit do të jetë sërish i ftuar para publikut në Gjenevë, këtë herë jo për një koncert por për provimin e librit « Fugue pour violon seul » që e organizon Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës. Mbrëmja letrare do të moderohet nga Besa Myftiu.
Tedi Papavrami i lindur në Tiranë ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike.
Përtej muzikës, Tedi Papavrami ka shfaqur edhe mjaft prirje te tjera në art. Kësisoj një interes të madh për Tedi Papavramin paraqet letërsia. Madje në vitin 2000 shtëpia botuese franceze “Fayard” e emëron përkthyes zyrtar të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.
Fanny Leeb, vajza e humoristit të njohur në Francë, Michel Leeb, pas daljes së albumit të saj të parë me titull “Travel”, u shfaq me kitaristin kosovar, Krenar Arifi, në Montreux Jazz.
Njëmbëdhjetë këngët e saj të kompozuara bashkë me Kenin (Krenar Arifi, kitarist), përmbajnë shpirtin dhe influencat e jazz-it, pop-it dhe soul-it.
Një sërë fotografish tregojnë për atmosferën e nxehtë që mbretëronte në brigjet e liqenit të Montreux.