Kultura
“Winnetou”, (Nik Xhelilaj), vendos ta mësojë gjermanishten
Në pritjen në Berlinale, Niku u është drejtuar me këto fjalë gazetarëve, të cilët ndryshe me të flasin gjithmonë anglisht: “Na lini ju lutem të flasim gjermanisht. Fjalori im i gjermanishtes duhet të pasurohet”

Ka një vit që Nik Xhelilaj, aktori tashmë i njohur që luan rolin e Winnetou në filmin gjerman me këtë emër, jeton në Berlin. Dhe, ai ka vendosur që më në fund ta mësojë me të vërtetë edhe gjuhën e vendit në të cilin ka zgjedhur të jetojë, shkruan bild.de.
Për këtë arsye Winnetou aktualisht po e mëson gjermanishten në një universitet popullor (VHS).
Niku viziton kurset në këtë shkollë nga e hëna deri të premten, për çdo ditë nga tri orë mësimore, transmeton albinfo.ch. “Unë jetoj në Berlin, prandaj edhe dua ta flas gjuhën gjermane”; thotë aktori. “Por është me të vërtetë shumë e vështirë!”. Në klasën e tij aktualisht janë 15 deri 19 nxënës. “Të gjithë janë refugjatë ose të huaj. Po kalojmë shumë mirë.
Ndërkohë Xhelilaj e ka arritur nivelin gjuhësor A.2.2, që do të thotë se “zotëron njohuritë elementare të gjuhës”, përcjell albinfo.ch. Në pritjen në Berlinale, Niku u është drejtuar me këto fjalë gazetarëve, të cilët ndryshe me të flasin gjithmonë anglisht: “Na lini ju lutem të flasim gjermanisht. Fjalori im i gjermanishtes duhet të pasurohet”.
(Foto: Facebook)
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti