Lajme
William Walker i zhgënjyer nga veprimi i Gjykatës Speciale
Ish-drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, në një intervistë në RTK ka thënë se shumica e krimeve në Kosovë janë kryer nga Serbia dhe jo nga UÇK-ja, përcjell albinfo.ch.
Ai shpreh zhgënjimin nga Gjykata Speciale pas publikmit të informatës për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.
“Isha tejet i zhgënjyer, kur Prokurori doli të enjten apo të premten e kaluar me atë deklaratë. Tani e vë në pyetje edhe kohën e asaj deklarate sepse presidenti Hashim Thaçi ishte duke udhëtuar në Uashington për të marrë pjesë në një samit të ftuar nga Shtëpia e Bardhë, në përpjekje për të arritur një zgjidhje të negociuar përfundimtare. Pra që Prokurori të bëjë një shpallje të tillë mu në atë moment, me përmbajtjen e aktakuzave të tilla, mendoj që kjo e vë në pikëpyetje edhe kohën e edhe motivin prapa asaj shpallje”, ka thënë ai.
Walker është shprehur se edhe presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiq, ka përgjegjësi për krimet në Kosovë, pasiqë ka qenë ministër në qeverinë serbe. Ai po ashtu ka ftuar prokurorët të hulumtojnë për presidentin serb.
“Ai ka qenë pjesërisht përgjegjës për atë punë, sepse ka qenë ministër i qeverisë që urdhëronte forcat serbe të sigurisë të bënin ato që bënin në Kosovë gjatë viteve 1998-99 e si pasojë e kësaj ishte edhe Reçaku”, ka thënë ai.
Walker ka kërkuar nga liderët e Kosovës unitet në këtë kohë, të cilën e ka quajtur të keqe për Kosovën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











