Lajme
“WhatsApp” teston mesazhet vetëshkatërruese
Whatsapp po teston opsionin e fshirjes automatike të mesazhit pas 24 orësh, si pjesë e përditësimit më të madh të nëntorit të kaluar, gjatë të cilit u prezantuan postimet e përkohshme.
Ndryshe nga këto të fundit, të cilat anulohen pas një jave nga dërgimi, tipari i ri do të zvogëlojë ndjeshëm kohën e zhdukjes së përmbajtjes, tekstit, fotografive dhe videove, duke u lejuar përdoruesve të zgjedhin një diapazon që fillon nga 24 orë dhe shkon deri në shtatë ditë.
Risia, e zbuluar nga faqja “WABetaInfo”, është ende duke u testuar dhe nuk është e sigurt nëse do të dalë në treg globalisht, të paktën jo që në fillim.
Gjithashtu, sipas informacionit të gjetur në pamje paraprake, “WhatsApp” po punon edhe për një funksion automatik të fshirjes së imazhit në iOS dhe Android, me të cilin fotografitë zhduken automatikisht nga biseda, pasi hapen për herë të parë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










