Kosova
Washington: Mbahet Samiti i NATO-s, merr pjesë edhe Vjosa Osmani
Nga sot e deri më 11 korrik në Uashington mbahet Samiti i NATO-s, ku do të shënohet 75 vjetori i organizatës më të madhe ushtarake në botë.
Samiti treditor do të fokusohet në mënyrat për të siguruar Ukrainën për mbështetjen e qëndrueshme të NATO-s dhe mundësitë për të përballuar këtë konfliktit më të madh tokësor në Evropë në dekada të fundit.
Në samitin e NATO-s merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila arriti këtu me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken. Ajo merr pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Përfshirja e Kosovës në aktivitetin e organizuar nga Sekretari Blinken dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende në nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja”, ka thënë presidentja Osmani.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













