Jeta në Zvicër

VW tërheq nga tregu zviceran 22 mijë vetura

Fabrika gjermane e makinave Volkswagen tërheq 22.000 automjete në Zvicër.

Sistemi i frenimit antibllokues ABS nuk funksionon siç duhet, tha një zëdhënës i AMAG, importues i VW. Sidomos janë prekur markat VW, Audi dhe Shkoda, shkruan albinfo.ch.

Shkaku i problemit është një mbingarkesë termomekanike në njësinë e kontrollit për ABS dhe ESP (Electronic Stability Program). Sipas  mediave gjermane, rreth 385 mijë vetura janë prekur në Gjermani.