Kosova
VV-ja për Haradinajn: Urime dita juaj kryeministër
Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aktivitet simbolik para Qeverisë së Kosovës.
Aktivistë të lëvizjes së drejtuar nga Albin Kurti, kanë përdorur datën e sotme – 1 prillin, si simbolikë për t’ia kujtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj, premtimet e bëra gjatë fushatës.
“1 prilli është datë përkujtuese për qeveritarët tanë. Na kanë thënë se do ta hapen 80 mijë vende pune. Jo që nuk kemi punë, por po kemi edhe ikje te të rinjve”, ka thënë aktivistja e Vetëvendosjes, Arta Berisha, përcjell albinfo.ch.
“Haradinaj premtoi rritje të rrogave, formimin e ushtrisë, rritjen e pensioneve…krejt çka bëri është rritja e rrogës për vete, ministrave dhe zëvendësministrave në qeverisë e tij e cila është e papërspektivë për qytetarët”.
“Me demarkacionin i falën tokë Malit të Zi. Urime dita juaj kryeministër”, ka thënë Berisha ndër të tjera.
Ajo ka thënë në fund se sot është dita e vetme në të cilën Haradinaj i ka mbajtur premtimet.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









