Kosova
VV-ja në Shqipëri arsyeton mbështetjen e Kurtit
Së fundmi, pas deklaratave të ashpërta nga opozita e Kosovës, përfaqësues të Vetëvendosjes në Shqipëri kanë reaguar ndaj kritikave që partitë opozitare në Kosovë i kanë bërë mbështetjes që kryeministri Albin Kurti u dha tre kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit. Drejtues të PDK-së e të LDK-së kanë përmendur gjendjen me pandeminë dhe shifrat e fundit të të vdekurve nga COVID-19, u kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë që të tërhiqen nga fushata zgjedhore dhe nga protestat në Shqipëri. Por, sipas anëtarit të Vetëvendosjes në Tiranë, Elvis Hoxha, përfshirja e Kurtit është legjitime, meqë është shqiptar dhe ka nënshtetësi të Shqipërisë.
“Opozita në Kosovë pyet se ç’do Albin Kurti dhe njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri? Unë kam punuar 12 vjet në Kosovë dhe nuk më ka thënë njeri gjë me deklarata të tilla titiste. Albin Kurti është edhe shtetas i Shqipërisë dhe për mua nuk ka tjetër veçse një term që është shqiptari”, ka thënë Hoxha.
Ai ka reaguar edhe ndaj mbajtjes së tre shtetasve të Kosovës në Komisariatin e Lezhës.
“Aktivistët dhe banorët protestuan në Thirrë të dielën, më 11 prill, se aty në atë vend ka një krim tip, që ndodh në gjithë botën. Kur Leonardo di Caprio është ankuar për Vjosën, askush nuk është ankuar, por kur ankohen shqiptarët, ne direkt ia shikojmë biografinë. Ne jemi për pasurinë kombëtare dhe publike, ashtu edhe për mbrojtjen e pasurisë private. Ne jemi për bashkim kombëtar”, tha Elvis Hoxha.
Pedagogu dhe studiuesi Elvis Hoxha u shpreh se vaksina që është siguruar nga Qeveria e mëparshme në Kosovë, në fakt është vaksina që e ka dhënë BE-ja për vendet në nevojë, ndërkohë që në Shqipëri, sipas tij, nuk merret vesh se çfarë vaksinash ka dhe ky problem nuk duhet që të transportohet në Kosovë. “Vaksina që thonë se kanë siguruar nga Qeveria e mëparshme në Kosovë, në fakt është vaksina që e ka dhënë BE-ja për vendet në nevojë. Ka qenë një vaksinë e akorduar. Për sa i përket vaksinës kineze “Sinovac”, Edi Rama tha se nuk do ta merrte këtë vaksinë, sepse nuk ishte autorizuar nga autoritetet evropiane… Këtu nuk ka asnjë transparencë lidhur me mënyrën se si vijnë vaksinat”, sqaroi Elvis Hoxha, lidhur me arsyen e mosvaksinimit të mësimdhënësve të Kosovës në Kukës me vaksinën kineze “Sinovac”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










