Kosova
VV: Disa me Kurtin, disa me Aidën
Kjo ka ndarë në dysh edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që disa e përkrahin deputeten Dërguti, e disa Kurtin
Fyerja që i ka bërë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ish-kreut të kësaj partie, Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta, sidomos tek aktivistët e VV-së, transmeton albinfo.ch. Por kjo ka ndarë në dysh edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që disa e përkrahin deputeten Dërguti, e disa Kurtin.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i ka dalë në krah ish-liderit të kësaj partie, Albin Kurti, i cili është ofenduar nga deputetja Aida Dërguti gjatë një komunikimi të brendshëm mes deputetëve të Vetëvendosjes. Sveçla, në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo nuk është mënyra më e mirë për të komunikuar, megjithatë është e detyrueshme, për shkak të situatave dhe keqinformimit që po mbillet nga shumë anë.
“Zonja Dërguti mban përgjegjësi vetë për veprimet e veta. Unë mund të falënderoj të gjithë aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes, të cilët nuk e kanë përdorur gjuhën banale ndaj deputetes Dërguti. Gjuha banale dhe propaganda tip “pronto” nuk është e pranueshme brenda organizatës sonë. Kush ka kritika ndaj Albin Kurtit, apo ndaj kujtdo tjetër, është i ftuar të flasë me argumente, madje edhe të garojë në zgjedhjet e brendshme, e le të matet me vota siç e kërkon demokracia e brendshme. Por, diktati dhe shantazhi është i papranueshëm, nga kushdo që vjen”, ka shkruar ai.
Ndërsa deputetja Shqipe Pantina i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakes së saj. “Aida edhe në të kaluarën është sulmuar e edhe është fyer (i mbani mend ata shefat e veteranëve) nga shume burra, por ajo u bëri ballë atyre, nuk luftoi as me bërryla e as dhelpërisht, por haptazi dhe qartazi e ballë për ballë. Aida edhe sot haptazi e qartazi e sinqerisht po e thotë të vërteten e saj, i pëlqeu apo jo dikujt”, ka shkruar Pantina.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









