Kosova
VV dhe LDK pezullojnë bisedimet për presidentin
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk planifikojnë të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim bisedimet për çështjen e presidentit të ri të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë pezulluar për momentin bisedimet për presidentin e ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për këtë post.
LDK-ja nuk e konsideron të arsyeshme të zhvillojë takime për këtë çështje me përfaqësuesit e LVV-së para se Gjykata Kushtetuese të marrë vendim nëse konstituimi i legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës është bërë në përputhje me Kushtetutën, transmeton albinfo.ch.
“Nuk ka takime, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar shkurt nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Pezullimi i bisedimeve është konfirmuar edhe nga burime brenda LVV-së, sipas të cilave gjatë kësaj jave nuk është planifikuar ndonjë takim me përfaqësuesit e LDK-së për çështjen e presidentit.
Ky zhvillim vjen pasi Partia Demokratike e Kosovës më 14 shtator e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim procesin e konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar gjithashtu vendosjen e një mase të përkohshme. PDK-ja ka kundërshtuar mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke pretenduar se gjatë procesit janë shkelur afatet kushtetuese.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











