Sport
Vullnet Tashi, me shumë vullnet drejt majave të tenisit botëror
ë tepër se një herë është gjendur në vështirësi, por disi e ka gjetur mënyrën për të vazhduar ëndrrën e tij për një karrierë profesionale, falë cilësive të tij luftarake dhe këmbëngulëse
Pas shtatë vitesh si tenist profesionist, Vullnet Tashi e ka arritur finalen e tij të parë në turne profesional. Një dhuratë e vogël për këmbëngulësinë e madhe që e karakterizon karrierën e tij.
Nga mesi i muajit maj, ai udhëtoi në Antalya të Turqisë ku fillimisht e humbi një ndeshje, mirëpo e fitoi njërin ndër ish 100 lojtarët më të mirë në rang listën botërore, Marsel Ilhan. Pas kësaj, tenisti 25-vjeçar shqiptar i radhiti edhe tre fitore të tjera dhe për herë të parë është kualifikuar në një turne profesional, shkruan grechnertagblatt.ch.
“Kam luajtur me të vërtetë mirë. Isha i qetë dhe e përqendruar në fushë dhe luftoja deri në fund në çdo ndeshje “, tha Vullnet Tashi. Nuk ishte e mjaftueshme për fitoren e turneut. Ajri ishte në finale.
“Kam fjetur keq natën para finales. Isha shumë nervoz dhe pak i lodhur pas katër ndeshjeve të ashpra”, pohon Vullneti për “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Finalen e humbi pa ndonjë mund të madh. Megjithatë, kualifikimi në finale është suksesi më i madh deri më tani në nivelin profesional.
Se për suksese duhej të priste më tepër se shumë lojtarë të tjerë, përshtatet me karrieën e mëparshme të Vullnetit. Më tepër se një herë është gjendur në vështirësi, por disi e ka gjetur mënyrën për të vazhduar ëndrrën e tij për një karrierë profesionale, falë cilësive të tij luftarake dhe këmbëngulëse.
Vullneti është rritur në Grenchen dhe në moshën pesëvjeçare ka filluar të merret me sportin e tenisit. Babai i tij e kishte përcjellur rregullisht Andre Agassin në televizor dhe që të dy djemtë e tij i dërgon në sportine tenisit. Pothujase për çdo ditë, Vullneti luante tenis me të vëllain më të moshuarm, por ai u përcaktua për arsimim të mëtejmë.
Nga ana tjetër, Vullneti është përcaktuar vetëm për tenis. Pas kryerjes së shkollimit aobligativ, ai vazhdoi si profesionist dhe pas tetë vitesh qëndrimi në Biel, u zhvendos në SHBA. Tre vite ka jetuar dhe ushtruar në Houston, por i lind një problem me autoritetet amerikane të cilët ia ndalojnë hyrjen në SHBA për pesë vite, pasi ka luajtur tenis me vizë turistike.
Por, ai nuk e kishte ndërmend të dorëzohej dhe përmes një miku e gjeti një venqëndrim të ri në Alicante të Spanjës. Tani e tre vite, ai është duke jetuar dhe ushtruar në këtë port të Costa Blanca. Por, edhe në Spanjë jeta profesionale është e rëndë, para së gjithash po që se të hollat mezi mjaftojnë, sikurse në rastin e Vullnetit, i cili është duke krijuar karrierë pa mbështetje financiare.
“Fillimisht më përkrahën prindërit, por tani nuk dua më. Jam 25-vjeçar dhe dua të shikoj personalisht për jetën time”, ka pohuar Vullneti. Për të përmirësuar portofolin e tij, ai merr pjesë nëpër turne të ndryshëm dhe në Interclubin zviceran. Ndërsa për të kursyer pak më tepër, ai ka blerë një veturë lëvizëse banimi, me të cilën udhëton nëpër turnetë e Spanjës. Në këtë mënyrë, ai nuk paguan për bujtinë dhe automjetin e ndan me një apo dy kolegë, të cilët marrin pjesë në shpenzimet e benzinës.
Për momentin, situata financiare duket pak më e mirë. Duke iu falënderuar angazhimeve në Interclub dhe disa turneve të tjerë, deri në muajin gusht nuk është shumë i brengosur. Ndeshjet e tij të ardhhsme do të jenë në Izrael dhe është duke shpresuar se do të grumbullojë pikë të mjaftueshme në listën e ATP-së.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi











