Sport
“Vullkani shqiptar”, në prag të shpërthimit
Faton “El Vulcano“ Vukshinaj, ka afër 2 vjet që ka filluar karrierën si boksier profesionist. Deri më tani ai ka zhvilluar 12 ndeshje, 10 prej të cilave i ka fitore dhe 2 barazime
Ishte i pari që kishte filluar stërvitjet atë mbrëmje. Pasi që duhej humbur ca kilogramë deri në ndeshjen e radhës, Fatoni kishte një kohë që gjatë ushtrimeve vishte edhe rroba shtesë, në mënyrë që përmes djersitjes së madhe të binte në peshë.
Numri 13 për supersticiozët është diçka që duhet pasur frikë, por për „Vullkanin shqiptar“ kjo gjë është e panjohur. Ai dëshiron që ndeshjen e tij të radhës, atë të 13-të, ta kurorëzojë me fitore.
Faton Vukshinaj, apo siç njihet tashmë me nofkën „El Vulcano“, është në mesin e shumë boksierëve premtues. Ky sportist me prejardhje nga Kosova që jeton në Bazel, momentalisht radhitet në vendin e 74-të të listës botërore sa u përket boksierëve të Kategorisë së mesme.
Sukses i madh për një kohë të shkurtër
„Të arrish në një pozitë të tillë brenda 2 vjetve, me vetëm 12 luftëra të zhvilluara, është një sukses që as ne si ekip nuk e kemi pritur“, deklaroi për albinfo.ch vëllai, trajneri dhe mentori i tij, Mergim Vukshinaj. Puna dhe përkushtimi maksimal, jo vetëm i Fatonit, por edhe i ekipit në përgjithësi, kanë bërë të mundur një sukses të tillë.
Edhe pse numri i ndeshjeve nuk është i madh, sipas Mergimit, rol kyç në këtë renditje kanë pasur kundërshtarët e Fatonit, siç ishin Kampioni i Çekisë, apo edhe kundërshtari i fundit, Mateo Damian Veron, kampion nga Argjentina.
Vetëm 3 muaj pas fitores nga argjentinasi Veron, Fatoni kësaj radhe do të ndeshet me kampionin belg, Kevin Onganae. Për dallim nga kundërshtarët paraprakë, ky i fundit përkundër përvojës më të madhe se Fatoni, nuk shihet si ndonjë konkurrent aq rezistent, sa t`i bëjë ballë fuqisë goditëse që e karakterizon “El Vulcano-n” nga Bazeli.
Sparing partner i tij është një boksier tjetër shqiptar
Pasi që tashmë ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve, në ring Fatoni kishte si sparing partner Behar Sadikun, gjithashtu një boksier i ri profesionist nga akademia e Kampfsportschule e Bazelit.
Kjo shkollë e sporteve luftarake, ka në mesin e saj mbi 100 anëtarë të rregullt, ku pos boksit, praktikohet edhe Kik boksi. Në të dy këto drejtime ka garues profesionistë që marrin pjesë rregullisht në gara të ndryshme brenda dhe jashtë Zvicrës.
Faton “El Vulcano“ Vukshinaj ka afër 2 vjet që ka filluar karrierën si boksier profesionist. Deri më tani ai ka zhvilluar 12 ndeshje, 10 prej të cilave i ka fitore dhe 2 barazime.
Përballja me belgun Onganae, si ndeshja e 13-të me radhë, në rast të fitores, shton gjasat që në një të ardhme të afërt, ta shohim Fatonin tek lufton për ndonjë titull të rëndësishëm në boksin evropian, apo edhe në atë botëror.
Boksier premtues
Faton Vukshinaj, apo siç njihet tashmë me nofkën „El Vulcano“, është në mesin e shumë boksierëve premtues. Ky sportist me prejardhje nga Kosova që jeton në Bazel, momentalisht radhitet në vendin e 74-të të listës botërore sa u përket boksierëve të Kategorisë së mesme.
Numrin 13 do ta kthejë në numër me fat
Numri 13 për supersticiozët është diçka që duhet pasur frikë, por për „Vullkanin shqiptar“, kjo gjë është e panjohur. Ai dëshiron që ndeshjen e tij të radhës, atë të 13-të, ta kurorëzojë me fitore.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë

















