Kosova
Vuçiq flet për takimin e Gjuriq me Radoiçiqin: Nuk e kam pyetur ku, kur dhe pse
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,, ka thënë se nuk e ka pyetur ambasadorin e tij në detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriqi, për takimin me organizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.
“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiqin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë me të”, ka thënë Vuçiq, raporton Nova.
Ai ka kritikuar po ashtu njerëzit që shkojnë te varri i Adem Jasharit.
“Tash ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i shikuar të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm dhe legjitimë serbë. Dhe, pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, ka thënë Vuçiq.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










