Kosova
Vuçiq arsyetohet për sulmin dhe armatimin në Banjskë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë të mërkurë para mediave ka arsyetuar futjen e armatimit në Kosovë, e që u përdor nga një grup paramilitar serb për sulmin terrorist ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Thonë se në Banjska ka pasur armë, pushkë, granata dore, raketa. Mirëpo, ata sollën ‘Vuran’, ‘Javelin’, e nuk e di çfarë tjetër. Të gjitha këto i sollën ilegalisht. Ju nuk jeni të interesuar se çfarë po bëjnë të huajt kundër Serbisë, çfarë po bëjnë shqiptarët kundër Serbisë, çfarë po bën Kurti kundër Serbisë. Juve ju intereson se si ta ndëshkoni Serbinë, sepse disa serbë deshën t’i mbronin vatrat e tyre”, tha Vuçiq.
Vuciqi po ashtu tha se Serbia është duke e shqyrtuar idenë që ta nisë një hetim ndaj shteteve që janë duke e furnizuar FSK-në me armatim.
“Unë po mendoj se si të nis një hetim për armatosjen e të ashtuquajturës Forca e Sigurisë së Kosovës dhe të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë armatosje – në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli dhe si e shkelën Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe si guxuan ta bëjnë atë”.
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi pranimin e kërkesës nga Kosova për blerje të 246 raketave kundër automjeteve të blinduara, “Javelin”.
Për sulmin në veri, Kosova ka akuzuar Beogradin zyrtar se e ka organizuar, ka trajnuar grupin paramilitar dhe e ka armatosur rëndë./Koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010













