Lajme
Vriten tre turistë spanjollë në Afganistan
Tre turistë spanjollë dhe një shtetas afgan u qëlluan për vdekje të premten në Bamyan, qytet turistik në Afganistan, përcjell albinfo.ch.
Ky është sulmi i parë ndaj turistëve të huaj në Afganistan që kur talebanët u kthyen në pushtet në muajin gusht të vitit 2021.
“Tre të huaj dhe një afgan u vranë” dhe “katër të huaj dhe tre afganë u plagosën” në sulmet me armë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Abdul Mateen Qaniee, pa sqaruar nëse një ose më shumë persona qëndronin pas sulmit.
Në Madrid, një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se tre të huajt e vrarë ishin spanjollë, raporton reuters.
“Tre spanjollë u vranë dhe të paktën një u plagos në një të shtëna në Afganistan”, tha burimi, i cili dëshiroi të mbetet anonim.
Ai shtoi se Ministria po përpiqet të sqarojë se çfarë ka ndodhur, të ndihmojë të lënduarit dhe të kontaktojë me familjet.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez tha se ishte i tronditur nga vrasja e turistëve spanjollë dhe shtoi se po monitoronte situatën.
Në Kabul, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se janë arrestuar katër të dyshuar.
Burime spitalore thanë se katër të plagosurit ishin shtetas të Norvegjisë, Australisë, Lituanisë dhe Spanjës. Nuk dihet ende se cili ishte motivi i sulmit.
Bamyan është destinacioni kryesor turistik në Afganistan, ku ka edhe një pjesë nën mbrojtjen e UNESCO-s.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










