Lajme
Vrasja që tronditi mbrëmë Skenderajn – gjithçka çfarë dihet deri më tani
Një vrasje e rëndë ka tronditur mbrëmë në fshatin Baks të Skenderajt. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur një person, kurse dy të tjerë janë plagosur.
Deri te ngjarja e rëndë erdhi pas një mosmarrëveshjeje që kishin palët mes vete, e që të njëjtit është raportuar se ishin kushëri mes vete.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00. Lajmin fillimisht e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.
Lidhur me këtë rast policia dje pasdite doli me detaje shtesë, ku bëri të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar derisa ka bastisur edhe dy lokacione, ku ka sekuestruar edhe dy armë.
““Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhej se Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbardhjen e këtij rasti.
“Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes, ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve ka folur mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli, e cila njoftoi se njëri nga ta ka marrë plagë në këmbë, ndërsa tjetri në pjesën abdominale, por që gjendja e tyre tashmë është stabile dhe së shpejti do të lirohen nga spitali. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi









