Kosova
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Deputeti i Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës, Sasha Magazinoviq, i cili është edhe kryesues i delegacionit të BH-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi ka votuar pro Kosovës, ka marrë kërcënime përmes rrjeteve sociale, përcjell albinfo.ch.
DANAS MRZE RIJEČIMA, SUTRA UBIJU ILI APLAUDIRAJU UBICI
Dijelim sa vama dio sadržaja koji mi je upućen ovih dana. Lakoća mržnje je zapravo najstrašnija u ovome što vidite. Mrze jedni, drugi, treći. Žele smrt, bolest, imaju surove ideje o tome šta se treba dogoditi onome koga… pic.twitter.com/AlauA8Q4Ht
— Sasa Magazinovic (@SasaMagazinovic) April 21, 2024
Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti Magazinoviq ditë më parë përmes një postimi në X.

“Po ndaj me ju disa nga përmbajtjet që më janë dërguar këto ditë… Ata duan vdekjen, sëmundjen, kanë ide mizore se çfarë duhet të ndodhë me atë që urrejnë. Në këtë rast të veçantë – unë. Njerëzit me të cilët ndajmë hapësirën tonë të jetesës, ecim pranë, pimë kafe, janë plot urrejtje dhe shkatërrim…”, shkruan ai, gjeras ka bashkëngjitur disa nga kërcënimet që ka marrë.
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai më tej thotë se fakti që ata përmes komenteve kanë kërcënuar nuk është garanci se gjërat do të përfundojnë me kaq.
Ndërkaq, mediat në Bosnjë kanë njoftuar se ndër personat që kanë shkruar në rrjetet sociale e që kanë kërcënuar deputetin Magazinoviq është edhe vajza e presidentit të Republika “Srpskas”, Millorad Dodik.
Ajo e ka quajtur tradhtar deputetin boshnjak, gjersa ka kërkuar që t’i ndalohet hyrja në Serbi.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç













