Shqipëria
Vota e diasporës, shteti mbulon koston e shërbimit postar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar pothuajse të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës nga diaspora në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se procesi përgatitor është një sfidë e madhe për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion. Në kuadër të takimit të 4-t vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Celibashi theksoi se angazhimi i të gjithë aktorëve do të mundësojë një proces të besueshëm për të gjitha palët.
“Që prej fundit të vitit 2020, kemi punuar për të mundësuar votimin e diasporës. Procesi i përgatitjes për votën më 11 maj 2025 do të ndodhë, përtej spekulimeve të gjithkujt. Rezultati i votës së diasporës do të jetë pjesë e përgjithshme e rezultatit të votës së shqiptarëve. KQZ ka miratuar thuajse tërësisht aktet nënligjore për këtë proces dhe po ndërtojmë platformën elektronike për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Ka sfida të tjera, pasi procesi është mjaft kompleks. Përgatitja për herë të parë të votës nga jashtë për gjashtë muaj është një sfidë. Mbetet e rëndësishme nëse të gjithë aktorët dhe KQZ do të punojnë ngushtësisht për t’i përballuar këto sfida. Mendoj se nëse ky proces do të realizohet dhe do të ketë besimin e të gjitha palëve, ai do të jetë në dobi të gjithë procesit zgjedhor në tërësi. Nëse nuk ka besim nga palët, mund të jetë në dëm për të gjithë procesin zgjedhor. KQZ po punon për të realizuar të gjitha sfidat. Për fat të keq, koha është e kufizuar, por do t’ia dalim”, tha Celibashi.
Celibashi theksoi gjithashtu se shteti shqiptar do të mbulojë kostot e shërbimit postar për dërgimin dhe kthimin e fletëve të votimit, një masë që, sipas tij, mbështet dhe nxit votën e diasporës.
“Procesi është një sfidë për KQZ dhe për aktorë të tjerë që duhet të angazhohen në këtë proces për lehtësimin e procedurave teknike për regjistrimin dhe votimin e diasporës. Shteti shqiptar nuk do të paguajë vetëm për dërgimin e fletëve të votimit, por edhe për kostot e shërbimit postar, përfshirë kthimin e fletëve të votimit, dhe ky vendim është pozitiv në kuadër të nxitjes së mundësimit real të votës së diasporës”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?