Lajme
Von der Leyen: Ta blejmë gazin si evropianë, jo të ndarë
Të ngritet një grup i posaçëm që mund të koordinojë blerjen e gazit dhe detyrimin për të plotësuar deri në 80% të depozitave të impianteve nëntokësore të Evropës.
Këto janë propozimet e Komisionit Evropian për të lehtësuar çmimet e larta të energjisë, një trend ky inflacionist, i nxitur nga lufta në Ukrainë.
“Ne propozojmë prokurime të përbashkëta gazi dhe rregulla më të serta për menaxhimin. Sepse në vend që të luftojmë njëri-tjetrin dhe të ngremë çmimet, ne duhet të bashkohemi dhe të blejmë gaz së bashku si evropianë dhe jo si 27 vende të ndryshme anëtare”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Evropa gjithashtu duhet të sigurohet se ka mjaftueshëm rezerva me gaz për 2 vjetët e ardhshme. Aktualisht Unioni ka 160 impiante në territorin e tij, që janë rreth 26% të mbushura.
Disa i përkasin “Gazprom”, që në muajt e fundit kanë mbetur poshtë niveleve të përgjithshme të BE-së. Tani, Komisioni po sugjeron që kompania ruse të sanksionohet nëse nuk përmbush detyrimet. Por si do të bëhet kjo?
“Do të ketë disa veprime që do ndërmerren nëse ata nuk bëjnë detyrën. Për shembull, është certifikata e veprimit, që rrjedhimisht mund të tërhiqet dhe t’i pengojë kësaj kompanie të veprojë në Evropë. Mendoj se ka disa mënyra ligjore dhe jodomosdoshmërish shtetëzimi që mund të përdoret për të detyruar këto kompani”, thotë Simone Tagliapietra, ekspert.
Aktualisht, KE ngurron të marrë masa të reja për të ndërhyrë në treg, gjë e kërkuar nga shumë shtete anëtare. Ato argumentojnë se vendosja e kufirit për çmimin e elektricitetit, ose shkëputja e çmimit të tij nga ai i gazit është një ide e mirë në një plan afatshkurtër, por që bart rreziqe të mëdha.
Liderët e BE-së do ta diskutojnë çështjen gjatë samitit të së enjtes dhe së premtes./Euronews
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












