Lajme
Von der Leyen: BE do të marrë pjesë financiarisht në rindërtimin e Ukrainës
BE-ja premton 205 milionë euro ndihmë shtesë për Ukrainën
“Bashkimi Evropian ka një detyrë morale të marrë pjesë financiarisht në rindërtimin e Ukrainës dhe do ta bëjë këtë, duke sugjeruar kritere të qëndrueshmërisë mjedisore”, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë të Komisionit Evropian thuhet se për shkak të nevojës gjithnjë në rritje të njerëzve në Ukrainë, është marrë vendim për ndihmë shtesë në shumën prej 205 milionë eurosh.
Kështu, vlera e ndihmës që nga fillimi i luftës e deri më sot ka arritur në 700 milionë euro, nga të cilat 13 milionë euro janë ndarë për projekte në Moldavi.
Ajo foli mëngjesin e sotëm në Vatikan në konferencën kushtuar temës “Rindërtimi i së ardhmes për njerëzit dhe planetin”, organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave së bashku me Bauhaus Earth.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar shkatërrimin e shkaktuar nga kjo luftë mizore”, tha Von der Leyen:
“Ne do të fillojmë të rindërtojmë Ukrainën dhe kjo nuk është vetëm në interesin e Evropës, por është detyra jonë morale të japim një kontribut të fortë rindërtimit”, u shpreh ajo.
“Të gjithë do të duhet të kontribuojnë, institucionet financiare, por ne kemi një detyrë morale të rindërtojmë. Unë fola për këtë me Zelensky, do të ketë iniciativa për financim, një plan Marshall për Ukrainën, për koordinim, ajo që është më e rëndësishme, janë shtëpitë e shkatërruara, rrënojat, e ne do ta rindërtojmë Ukrainën, por do të duhet ta bëjmë atë në një mënyrë më të mirë. Unë do të jem përgjegjëse për paratë dhe për reformat që lidhen me investimet, dhe rindërtimi do të jetë përgjegjësi e ukrainasve, ata do të vendosin se si të rindërtojnë, por ata tashmë po kërkojnë këshilla. Ne nuk duhet të kthehemi në strukturat e vjetra. në BE, ne duhet ta bëjmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe këto janë parimet e Bauhaus-it të ri europian”, nismë e paraqitur nga vetë Von der Leyen, që synon një politikë të qëndrueshme urbane dhe arkitekturore për mjedisin.”
Kryekomisionerja europiane, Ursula Von Der Leyen, ndodhet për një vizitë zyrtare në Romë, ku pritet të takohet me Presidentin italian, Sergio Mattarella, me Kryeministrin Mario Draghi, me Papa Franceskun e me Kryetarin e Bashkisë së Romë, Robeto Gualtieri.
Ajo do të marrë pjesë dhe në ceremoninë e përurimit të Festivalit Ndërkombëtar të lansuar nga Bashkimi Europian “New European Bauhaus”.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













