Lajme

Von Cramon, e shqetësuar për mosmbajtjen e “SUNNY HILL” në Prishtinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon deklaroi se është e pikëlluar që Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo u shpreh se ky është një gabim strategjik i Qeverisë së Kosovës që nuk i lejoi festivalit mbajtjen në Prishtinë.

“Jam e pikëlluar që festivali “Sunny Hill” s’do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është një gabim strategjik, pasi që sjell njerëz në Kosovës dhe promovon rininë. Qeveria e Kosovës do të duhej ta siguronte “Sunny Hillin” që të mbahej në Prishtinë dhe shpresoj që do të rikthehet aty”, ka shkruar Von Cramon.

Zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë ka marrë kritika nga opinioni publik në Kosovë. Opozita ka akuzuar Qeverinë se ia ka pamundësuar organizatorëve të festivalit që ta mbajnë atë në Prishtinë këtë verë.