Kosova
Von Cramon: Deputetët e Kosovës duhet të kenë prioritet interesin shtetëror
Së fundimi, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se deputetët në Kuvendin e Kosovës duhet të vënë para interesat e shtetit, e jo interesat e veta interesat apo partiake, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka komentuar në Twitter në postimin e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, që tha se deputetët duhet të vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës para atyre politike dhe se nuk mund të imagjinohen zgjedhje të reja në këtë valë të pandemisë.
Po ashtu, Rohde ka mirëpritur vendimin e LDK-së për të marrë pjesë në seancën kur do të votohet për Vjosa Osmanin për presidente.
“Kjo është edhe shpresa ime. Ju lutemi sigurohuni që të gjithë në Kuvendin e Kosovës të vënë interesat e shtetit para, e jo ato të veta apo politike”, ka shkruar Von Cramon.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












