Lajme
Vlerat ushqyese të karotës
Karota është një produkt ushqimor që ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë. Ajo ka vlera të shumta ushqyese, sidomos ka një rëndësi të veçantë në sistemin tonë imunitar.
Vlerat ushqyese të karotës janë të shumta dhe ajo luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar, përcjell albinfo.ch.
Një copë karote përmban shumë vitamina dhe kalori, ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol. Përveç këtyre, ajo ka fuqi të luftojë dhe të shkatërrojë qelizat kancerogjene te njerëzit. Ajo lufton ndaj kancerëve të ndryshëm, të tillë si kanceri i mushkërive, i lëkurës dhe i gojës.
Karota luan një rol vendimtar në sistemin tonë imunitar, karota të ndihmon gjithashtu në rritje. Përveç kësaj duhet të konsumohet çdo ditë. Falë vlerave të saj mirëbërëse, mund të cilësohet si një “bimë mjekësore”. Karota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për organizmin tonë. Përmban vitaminë A (karoten), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj.
Falë këtyre substancave aktive, ajo përdoret për të parandaluar dhe luftuar një numër të madh patologjish, që sot janë shumë të përhapura: anemi nga mungesa e hekurit, disa tipa tumoresh, sëmundje kardiovaskulare, përfshi infarktin e zemrës.
Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










