Lajme
Vlerat ushqyese të arrave indiane
Kjo lloj arre është e mbushur me energji, antioksidantë, minerale dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Kjo paraqet një nga përbërësit më të njohur dhe të shijshëm në mbarë botën.
Në aspektin e botanikës, arra indiane është një pemë mesatare tropikale që i përket familjes së Anacardiaceae dhe gjinisë: Anacardium. Emri shkencor: Anacardium occidentale. Kjo lloj frute arrore përhapet në tërë planetin nga eksploruesit portugezë dhe sot kultivohet në nivel tregëtie në Brazil, Vietnam, Indi dhe shumë vende të Afrikës.
Kjo frytë e njohur për nga forma e vogël sa një fasule përbëhet nga bërthama e jashtme me resin fenolik, urushiol, që paraqet një ngacmues toksik të lëkurës. Kjo bërthamë e jashtme piqet në zjarr të lartë në mënyrë që të shkatërrohet rrëshira urushiol dhe vetëm atëherë mund të nxirret fryta e ngrënshme.
Këto arra kanë gjatësi rreth 2.54cm, kanë diametër ½ cm dhe formën e fasules apo veshkave. Secila arrë ndahet në dy pjesë të barabarta, ashtu sikur bishtajoret. Ka sipërfaqe të lëmuar dhe ngjyrë të bardhë.
Përfitimet shëndetësore të arrës indiane
Kjo frutë arrore është me përqindje të lartë të kalorive. 100 gr arra të këtij lloji sigurojnë 553 kalori. Janë të mbushura me fibra të tretshme dietetike, vitamina, minerale që ndihmojnë edhe në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Janë burime të mineraleve esenciale, si mangani, kaliumi, bakri, hekuri, magnezi, zinku, seleni. Një grusht i këtyre arrave në ditë siguron mjaftueshëm prej këtyre mineraleve dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve.
Këto fruta arrore janë po ashtu të mira edhe në shumë vitamina esenciale, si acidi pantotenik pyridoksin, riboflavin dhe thiamin. 100 gr arra sigurojnë 32% të niveleve të përditshme të rekomanduara. Kanë funksion antioksidus në organizmin e njeriut.
Përzgjedhja dhe ruajtja
Këto fruta arrore mund të jenë në dispozicion nëpër markete dhe dyqane të ndryshme, me shije të kripur apo sheqerosur. Nëse i mbani në shtëpi, ruani në një enë hermetike dhe mbajini në frigorifer që mos të prishen. Në kushtë ideale, këto arra zgjasin deri 56 muaj.
Përdorimi në kuzhinë
Këto arra kanë një erë të këndshme të ëmbël me shije dhe aromë frutash.
Ja disa këshilla që mund të ju shërbejnë:
Mund t’i konsumoni si një meze të lehtë, të kripura ose të ëmbël. Janë një shtojcë e shkqëlqyer e deserteve dhe ëmbëlsirave. Këto arra së bashku me bajamet dhe fruta tjera të thata, përdoren si shtojcë nëpër salca të ndryshme gjatë përgatitjes.
Profili i sigurisë
Alergjia nga konsumi i këtyre lloj arrash mund të jetë shumë i zakonshëm për disa persona të caktuar, sidomos tek fëmijët. Simptomat e reagimit mund të përfshijnë kruarje, manifestime anafilaktike, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje barku, të vjella, diarre. Personat që kanë alergi të tillë, duhet të kenë kujdes për veten.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010













