Kosova
Vlerat e panjohura të mollëve të egra
A i keni vënë re ato pemët e vogla që çelin lule të imëta ngjyrë rozë, të bardhë ose të kuqe? Shpejt lulet u lënë vendin disa mini mollëve të vogla, mjaft të këndshme.
Kjo pemë njihet sipas termit botanik malus crabus, ndërsa në gjuhën popullore quhen mollë të egra. Shpeshherë këto mollë kanë një shije të thartë, të fortë, por jo rrallë edhe të ëmbël.
Mollët e egra janë shumë të mira për t’u bërë rezistencë disa sëmundjeve. Shumë fermerë profesionistë zgjedhin të rrisin mollët normale pranë mollëve të egra në fermat e tyre në mënyrë që të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre.
Ndaj pemët e mollëve të egra gjenden me shumicë edhe pranë plantacioneve me mollë të kultivuara, në Shqipëri dhe Kosovë.
Në shumicën e rasteve, pema e mollëve të egra i ngjan shumë pemës së mollës së kultivuar për përdorim dhe ndryshimi i vetëm qëndron tek përmasa dhe shija e frutës.
Lëngu i mollës së egër ka athtësi të fortë, por me këtë frutë që vështirë të konsumohet i pagatuar mund të prodhohet një reçel shumë i shijshëm dhe shumë unik.
Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer.
Mollët e egra gjenden shpesh në tezgat e tregut të fshatarëve dhe çmimi i tyre është krejt i lirë, por vlerat që merrni janë krejt cilësore dhe natyrale.
Kjo pasi këto pemë nuk spërkaten me asnjë lloj pesticidi apo kimikate, pasi askush nuk kujdeset për to përveç forcës së natyrës.
Vlerat e mollës së egër
Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori.
Nga ushqyesit e mësipërm ju mund të përfitoni këto vlera të rëndësishme:
Parandaloni dëmtimet e qelizave:
Përmirësoni shëndetin e mishrave të dhëmbëve
Përmirësoni sistemin imunitar
Mbroheni nga radikalet e lira
Parandaloni plakjen
Ulni rrezikun nga disa tumore
Përmirësoni përthithjen e hekurit
Përmirësoni shëndetin e mushkërive
Parandalon rishfaqjen e infeksioneve
Përmirësoni funksionet e nervave
Përmirësoni funksionet e muskujve
Ulni shanset për shfaqjen e problemeve me zemrën dhe tensionit të lartë të gjakut.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












