Lajme
Vlerat e jashtëzakonshme të kungullit dhe përfitimet e tij
Pa dyshim se kungulli është shumë më shumë se një dekorim i bukur për shtëpinë gjatë Halloween-it, ose sezonit të vjeshtës. Është një perime e jashtëzakonshme, e varfër në sheqerna dhe e pasur në vitamina dhe minerale, përcjell albinfo.ch.
Ashtu si të gjitha perimet me ngjyrë të verdhë, edhe kungulli është i pasur me vitaminë A dhe është veçanërisht i përshtatshëm për dieta, sepse ka një përmbajtje shumë të ulët te karbohidrateve. Kungulli ka rreth 95% ujë, për këtë arsye, mund të përfshihen në dietën e përditshme të personave që duan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë peshës trupore.
Nese konsumojmë kungull, përfitojme rreth 20% të vlerës së përditshme të vitaminës C, 10% ose më shumë të vitaminës E, kalium, bakri dhe mangan, 5% e tiaminës, hekur dhe fosforit.
Kungulli është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare: Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarktit, por dhe redukton e parandalon formimin e gurëve në veshka.
Antioksidantët, vitamina C, vitamina E dhe beta-karotene që përmban kjo perime fantastike, janë të rëndësishme për shëndetin e syve dhe ndihmojne për të luftuar radikalet e lira.
Përveç se në kuzhinë, kungulli është përdorur shpesh si një ilaç bukurie, i pasur me antioksidantë, gjithashtu ështe mjaft i mirë për të luftuar plakjen e lëkurës, por edhe për forcimin e flokëve dhe thonjve. Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj. /
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









