Kosova
Çfarë përmbante vizita zyrtare e ministres Hajdari në Austri
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, gjatë ditëve 9 dhe 10 Nëntor ishte në vizitë zyrtare në Austri, në shoqërim me kolegët qeveritar dhe përfaqësues të projektit Access për përkrahje të ndërmarrjeve të reja, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Agjencia për Zhvillim e Austrisë.
Takimet kryesore më 9 dhe 10 nëntor 2021, me pjesëmarrje të ministres Hajdari, kishin përfshirë:
Takimin mikpritës bilateral me Odën Ekonomike Austriake (WKO), ku ministrja Hajdari, në shoqërim me ambasadorin Lulzim Pllana në Vjenë, zëvendësministrin e Ministrisë së Ekonomisë, z. Mentor Arifaj, Këshilltarët z. Lulëzon Jagxhiu dhe znj. Leman Hatashi, janë pritur nga zëvendëspresidenti i WKO-së, z. Philipp Gady si dhe Drejtori i Odës për Evropën Juglindore, z. Gred Dückelmann – Dublany. Në takim u diskutuan prioritetet e programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror ekonomik, në bashkëpunim të afërt me vendin mik Austrinë me të cilin synohet forcimi i marrëdhënieve tona ekonomike, veçanërisht investimet dhe tregtia.
Takimin bilateral me ministren Federale të Republikës së Austrisë për Çështjet Dixhitale dhe Ekonomike, znj, Margarete Schramböck, me fokus në rritjen e bashkëpunimit në promovimin e investimeve austriake në Kosovë, në rritjen e volumit tregtar në mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në inovacion dhe ndërmarrësi, me interesim në përvojat austriake në transformimin digjital të ndërmarrjeve dhe krijimin e ekosistemeve. Në këtë takim, ministrja Hajdari theksoi se është në interes strategjik tërheqja e sa më shumë kompanive nga Evropa Perëndimore, veçanërisht nga vendet gjermanfolëse, ku edhe diaspora jonë kontribuon në afrimin dhe rrjetëzimin me biznese evropiane dhe kërkoi mbështetjen e znj, Margarete Schramböck, për të na ndihmuar ta sjellim Kosovën në radarët e firmave të mëdha investuese në Austri. Takimi u përmbyll me përgjigje pozitive të ministres Schramböck ndaj ftesës së ministres Hajdari, për vizitën e saj në vitin e ardhshëm në Prishtinë, si udhëheqëse e delegacionit austriak për takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik Kosovë-Austri dhe takimin e planifikuar nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë, në të njëjtën kohë.
Pjesëmarrja në Forumin Biznes me Biznes (B2B), ku ministrja Hajdari, së bashku me kolegët nga KIESA prezantuan potencialet konkurruese për investime në Republikën e Kosovës, gjersa ndërprerjet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 kanë detyruar kompanitë evropiane të konsiderojnë rritjen e rezistencës së tyre të prodhimit ndaj rrethanave të papritura përmes diversifikimit të furnizimeve, zinxhirëve më të shkurtër të furnizimit, vendndodhjeve më të afërta gjeografike, prodhimit më të lartë në shtëpi dhe rritjes së inventarëve. Në këtë forum ishin pjesëmarrës bizneset fillestare kosovare të financuara nga projekti Access dhe bizneset nga Austria, të cilat vazhduan me takime bilaterale dhe rrjetëzime në fushën e ICT-së.
Takimet në fushën e TIK me përfaqësues nga WKO, ku janë diskutuar përkrahja e Qeverisë Austriake dhe Aplikacionet digjitale nga WKO të rëndësishme që lidhen me transformimin digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të reja. Nga përfaqësuesit e WKO-së, delegacioni u njoftua mbi programet më të reja të përkrahjes zhvillimore në kuadër të Transformimit Digjital. Një pjesë e këtyre praktikave tashmë janë duke u zbatuar përmes Iniciativës për Fuqizim Digjital, i ofruar nga KIESA në bashkëpunim me projektin Access. Temë tjetër me rëndësi ishte edhe Shërbimi Themelues apo “Gründerservice” dhe iniciativa e quajtur “Startup Now”, që përdorën nga WKO, për mbështetje të bizneseve vendore. Të gjithë këto përvoja ishin të rëndësishme në drejtim të pasurimit të mëtutjeshëm të platformës kosovare “Biznesi Im”, i zhvilluar përmes ndihmës nga projekti Access, që synim kryesor ka mbështetjen e ndërmarrjeve në rritje të përformancës dhe konkurrueshmërisë. Po ashtu u shkëmbyen përvojat përkatëse, ku u identifikuan mundësi të reja të bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike Austriake dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Darka zyrtare me mikpritje nga zotëri Peter Lennkh, anëtar i Bordit Drejtues, përgjegjës për Korporatat nga Raiffeisen Bank Intl AG, me kolegët e tij përgjegjës për Investime, dhe drejtoreshën, Anita Kovacic, për Raiffeisen Bank Kosovë. Temë e diskutimit ishin Nënshkrimi Elektronik, mundësitë për vlerësimin ‘Country Rating’ për investime në Kosovë, duke marrë parasysh potencialet konkurruese kosovare, për investime më afër bregut (nearshoring), që zgjuan interesim të lartë nga anëtarët e Bordit Drejtues Raiffeisen Bank Intl AG, për pjesëmarrje në Forumin e Përbashkët Ekonomik Austri – Kosovë, në vitin 2022.
Në përmbyllje të vizitës, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, në bashkëpunim me Ambasadorin për Austri, z. Lulzim Pllana, pritën në takim biznese dhe qytetarë kosovarë që jetojnë e veprojnë në Austri, me të cilët zhvilluan bisedë të afërt për zhvillimet dhe mundësitë e reja për Republikën e Kosovës. Gjatë takimit Ministrja Hajdari i informoi të pranishmit rreth takimeve bilaterale të zhvilluara gjatë vizitës zyrtare në Austri, lidhur me çështjet e ngritura për të bërit biznes në Kosovë, duke adresuar nevojën për koordinim sa më të mirë, për rritjen e investimeve dhe prodhimit në Kosovë dhe përmirësimin e bilancit tregtar me rritje të eksporteve nga Kosova në Evropë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











