Lajme
Vishnja dhe vetitë e saj shëruese
Fruta e vishnjes në të parë është pothuajse e njëjtë me qershinë, edhe në vlerat ushqyese kanë ngjashmëri, përcjell albinfo.ch.
Por fruta e vishnjes ka disa vlera të ndryshme nga qershia që ndoshta nuk i keni ditur më parë.
Nga fruta e vishnjes nuk përdoret vetëm tuli i frutit, por edhe bishti i saj, i tharë.
Fruta e vishnjes, për qëllime pjekësore mund të përdoret në shumë forma, duke filluar si frutë e freskët, e tharë, si reçel, si komposto, si liker etj.
Vishnjet grumbullohen në periudhën e pjekjes dhe thahen në vende të ajrosura mirë, gjithashtu bishtat thahen në hije, ato kanë ngjyrë të gjelbër të murrme, pa erë dhe me shije të hidhur.
Vishnja ka vlera të larta ushqyese, përmban rreth 9 % sheqer natyral, acid organik me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj.
Bishtat e kësaj frute kanë gjetur përdorim të mirë për arsye të vetisë së tyre diuretike dhe rrudhëse, dhe me to janë luftuar me sukses gurët dhe rëra e veshkave.
Vishnja është një frutë freskues, shuan etjen, pranohet mirë nga stomaku, ndihmon tretjen dhe, kur përdoret në mënyrë sistematike, ndikon në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastron gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë.
Frutat e vishnjës kanë veti diuretike dhe këshillohet të konsumohet me shumicë nga ata që vuajnë nga veshkat.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











