E-Diaspora
“Vishni ngjyrat e Shqipërisë”
Mara dhe Fabienne janë dy punonjëset e bibliotekës së Lionit që organizuan takimin e djeshëm “Vishni ngjyrat e Shqipërisë”.
Për këtë takim ato nxorën nga arkivi tërë librat që kishin tematiken e Shqipërisë, kishin printuar flamuj që fëmijët t’i ngjyrosnin, kishin përgatitur përralla shqiptare…
Janë këto dy vajza që shkojnë rregullisht ne bibliotekën e burgut që t’u çojnë libra shqip të burgosurve shqiptarë.
Për ato, një njëri që lexon, është një njëri që ka gjithnjë shpresë !
“Jam e lumtur që pata rastin t’i njoh, të filloj me to këtë bashkëpunim që shpresoj të jetë jetëgjatë dhe i pasur.”, shkruan në një postim në Facebook Rina Cela Grasset.
“Faleminderit Fehmiut, Robertit, Polizoit, Teas, Elizabetes, dy Rafaeleve e Leartes, që janë gjithnjë besnike në aktivitetet tona. Falënderim të veçantë Ramadanit për librat shqip që solli dhuratë për bibliotekën e burgut.”, shkruan ajo, përcjell albinfo.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











