Kultura
Visar Morina me filmin “Babai” fitoi çmimin “MFG Star” në Gjermani
Ky çmim është një mbështetje për regjisorët e rinj. Regjisori Morina ishte i nominuar nga televizioni publik gjerman WDR, ndërkohë që për këtë çmim ishin në konkurrencë edhe katër regjisorë të tjerë nga mbarë Gjermania
Sukseset për filmin e metrazhit të gjatë “Babai” sa vijnë e shtohen. Regjisori i njohur nga Kosova, Visar Morina, javën e kaluar është shpërblyer me çmimin “MFG Star” në festivalin e filmit që u mbajt në Baden Baden të Gjermanisë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell “albinfo.ch”.
Ky çmim është një mbështetje për regjisorët e rinj. Regjisori Morina ishte i nominuar nga televizioni publik gjerman WDR, ndërkohë që për këtë çmim ishin në konkurrencë edhe katër regjisorë të tjerë nga mbarë Gjermania.
Më këtë çmim regjisori Morina ka fituar një bursë për qëndrim në Los Angeles në Amerikë.
Filmi “Babai” tregon rrëfimin e një fëmije të quajtur Nori (Val Maloku), i cili shet cigare bashkë me babain e tij, Gëzimin (Astrit Kabashi), në vitet e nëntëdhjeta, ku babai me çdo mënyrë dëshiron të emigrojë në Gjermani, e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.
Marrëdhënia mes babait dhe të birit zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë, për arsye se i biri ka shumë dëshirë të jetë së bashku me babain dhe në të njëjtën kohë duhen të përballen me realitetin e vështirë…
Filmi “Babai” që nga shfaqja e parë e tij ka bërë një rrugë të suksesshme nëpër festivale të ndryshme dhe është vlerësuar lart nga njohësit e filmit.
Regjinë dhe skenarin e ka bërë Visar Morina, producente e filmit është Nicole Gerhards, kompania që ka bërë produksionin është NiKo Film.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










