Bota
Virusi prek edhe futbollin
Numri i rasteve të koronavirusit në Itali ka shkuar në 528 dhe viktimat 14
Coronavirusi infekton edhe futbollin në Itali. Sipas “La Nazione”, virusi vdekjeprurës që ka marrë me mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën, kryesisht në Kinë, Kore të Jugut, Iran dhe Itali, ka infektuar një futbollist të Serisë C në Apenine.
Nuk është bërë i njohur identiteti i tij, por bëhet fjalë për lojtar që luan në provincën e Sienës, raportojnë mediat italiane.
Thuhet se futbollisti u ndje keq para një ndeshjeje (kishte ethe), nuk pranoi të luante dhe u fut vullnetarisht në karantinë për të mos rrezikuar përhapjen e virusit, përcjell albinfo.ch.
Ai u testua testua menjëherë dhe fatkeqësisht rezultoi pozitiv.
Më pas u transferua në një ambulancë të veçantë në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit të Sienës. “La Nazione” siguron se futbollisti, pavarësisht se është infektuar nga Coronavirusi, gëzon shëndet të mire.
14 viktima
Numri i rasteve të koronavirusit në Itali ka shkuar në 528 dhe viktimat 14, ndërkohë që intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Rritja në Itali, vatrën më të madhe të infektimit në Evropë, përbën një rritje prej 25 për qindësh në 24 orë. Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, tha ndërkohë në një video në facebook se ai do të hynte në karantinë për dy javët e ardhshme, pasi një ndihmëse e tij kishte testuar pozitive për virusin. Lombardia, është rajoni më i prekur në Itali.
Disa vende evropiane po ashtu njoftuan për raste të virusit që e kishin origjinën në Itali. Autoritetet në Danimarkë komunikuan të enjten rastin e parë të koronavirusit, një burrë që kish vizituar Italinë.
Po ashtu edhe Rumania ka zbuluar pacientin zero, një 20 vjeçar që punonte në një restorant italian. Edhe në estoni është konfirmuar një rast i parë, por bëhet fjalë për një person të kthyer nga Irani. Infektimet e regjistruara të mërkurën, sipas OBSH, për të parën herë kanë kapërcyer ata në Kinë.
Pekini tani druan për një rikthim të virusit dhe ka vendosur të imponojë një periudhë 14 ditore vetë-karantine për të gjithë ata që kthehen nga vendet e goditura, përfshirë Italinë. Sipas të dhënave të fundit, kina është në kuotën e 78190 rasteve në total, mes të cilëve 2178 viktima.
Vetëm 10 raste të reja janë verifikuar 24 orët e fundit jashtë provincës së Hubeit, epiqendra e infeksionit ndërsa 411 raste janë konfirmuar në të gjithë vendin. E duket se masat e ndërmarra nga Xi Jinping, po funksionojnë. Jashtë Kinës, në total, janë regjistruar 2790 raste dhe 44 viktima, në rreth 40 vende të botës.
Greqia dhe Maqedonia e Veriut, kanë konfirmuar rastet e para të koronavirusit, të kthyer nga Italia. Po ashtu edhe Gjeorgjia.
Finlanda ka konfirmuar rastin e dytë të koronavirusit. Në Bruksel ndërkohë, eurodeputetët që kanë vizituar në 14 ditët e fundit katër rajonet italiane të konsideruara në rrezik, do të vendosen në karantinë 14 ditore.
Ndërkohë, në Korenë e Jugut janë regjistruar 284 raste të reja, ritmi më i lartë i regjistruar deri më tani, duke e çuar totalin në 1261, mes tyre 12 viktima. Ndërsa në Iran, shifrat zyrtare flasin për 139 të prekur dhe 22 viktima.
Arabia Saudite ndërkohë ka ndaluar pelegrinët e huaj të hyjnë në vend për pelegrinazhin e përvitshëm në Mekë duke thënë se nuk do që të kthehet në një Iran të dytë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












