Lajme
Vetitë shëruese të çajit xhenxhefil
Xhenxhefili është një nga erëzat më të përdorura në botë. Ka një shije të pazakontë, por të gjithë pothuajse e dallojnë menjëherë, përcjell albinfo.ch.
Xhenxhefili ka veçori të mrekullueshme mjekuese, që është edhe arsyeja pse duhet ta konsumojmë atë çdo ditë, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për këtë se përgatitja e një çaji të shijshëm.
Posa e përgatisni si çaj, ju mund t’i shtoni mjaltë apo limon që të zbusni shijen e xhenxhefilit. Ja arsyet përse duhet të pini këtë çaj,
Dukë pirë një gotë me çaj xhenxhefili para udhëtimit, ju do të parandaloni trullosjen dhe vjelljen që përcillen nga rrugët e gjata. Mund të pini një gotë çaj edhe në momentin kur e vëreni se po ju shfaqen këto simptoma.
Rregullon sistemin digjestiv
I mirë në rregullimin e tretjes dhe absorbimin e ushqimit, çaji i xhenxhefilit mund të zbusë fryrjet pasi që keni ngrënë sasi të mëdha të ushqimit.
Redukton inflamacionet
Xhenxhefili përmban veti antiinflamacion që e bëjnë ideal për kurë shtëpie kur keni probleme me muskujt ose nyje. Përpos tjerash mund t’i lagni pjesët me inflamacion me këtë çaj.
Lufton problemet e frymëmarrjes
Çaji i xhenxhefilit ndihmon lehtësimin e nxënies kur jeni më grip. Provoni të pini një gotë më çaj xhenxhefili për simptomat e traktit respirator kur keni probleme me alergji nga pluhurit apo bimët.
E rregullon qarkullimin e gjakut
Vitaminat, mineralet dhe aminoacidet ne çajin e xhenxhefilit e ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut që mund të ulet nga problemet kardiovaskulare. Xhenxhefili preventon koagulat që të mblidhen në arterie dhe parandalon sulmet në zemër.
Zbut dhimbjet menstruale
Kjo është për të gjitha ato gra e vajza që vuajnë nga dhimbjet menstruale. Provoni dhe lagni një peshqir në çaj të nxehtë të xhenxhefilit dhe vendoseni në pjesën e poshtme të abdomenit. Ndihmon në zbutjen e dhimbjeve dhe relakson muskujt. Në të njëjtën kohë pini një gotë çaj me xhenxhefil dhe mjaltë.
Forcon imunitetin
Çaji i xhenxhefilit ndihmon në forcimin e imunitetit, ngase ka nivel të lartë të antioksiduesve.
Relaksim nga stresi
Çaji i xhenxhefilit ka veti qetësuese dhe ndihmon të lironi stresin. Kjo thuhet të jetë nga kombinimi i aromës se fortë dhe vetive shëruese të xhenxhefilit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










