Shkurt.ch
Vetëm një në dhjetë eritreanë të aftë për punë ka një vend pune
87 për qind të eritreasve të aftë për punë dhe që kanë status të njohur refugjati nuk punojnë por jetojnë nga ndihmat sociale
Në Zvicër jetojnë 22576 refugjatë të ardhur nga Eritrea ndërsa numri i tyre vjen duke u rritur. Vetëm gjatë qershorit në Zvicër janë regjistruar edhe 1480 azilkërkues, shtetas të këtij vendi të varfër dhe diktatorial të Afrikës. Ajo që ka ngritur shkallën e shqetësimit në opinionin zviceran kohëve të fundit është konstatimi se 87 për qind të eritreasve të aftë për punë dhe që kanë status të njohur refugjati nuk punojnë por jetojnë nga ndihmat sociale. Thënë ndryshe afërsisht vetëm 1 nga 10 shtetas të këtij vendi kanë në vend pune në Zvicër.
“Eritreasit kanë më shumë vështirësi për t`u integruar në krahasim me të huajt tjerë”, ka deklaruar Stefan Frey, zëdhënës i “Schweizer Flüchtlingshilfe”. Problemi kryesor është se shumë nga këta janë në raporte vetëm me bashkatdhetarët e tyre dhe kështu nuk e mësojnë gjuhën e vendit. Por ai ka thënë se problemi i integrimit nuk paraqitet vetëm te eritreasit. “Ne duhet t`i forcojmë përpjekjet tona të integrimit, gjegjësisht duhet mundësuar që personave me status të përkohshëm nga eritrejasit një qasje më të lehtë për punësim. (F).
Ndërsa kryetarja e Forumit për Integrim të Migrantëve (FIMM) Emine Sariaslan tërheq vërejtjen nga rreziku i përgjithësimeve. Sipas saj eritreanët nuk janë më të paintegrueshëm se të tjerët. “Ata janë të motivuar të punojnë dhe ta mësojnë gjuhen. Por shumë prej tyre në vendin prej nga kanë ardhur nuk kanë mbaruar ndonjë profesion ose profesioni i tyre nuk njihet në Zvicër. Veç kësaj, shumë prej tyre janë të paarsimuar dhe kështu nuk munden të mësojnë shpejtë gjuhët e huaja, shkruan sonntagsblick.
Nga ana tjetër deputeti nacional nga SVP/UDC Thomas Müller është i shqetësuar nga shpenzimet enorme për ndihma sociale që bëhen për familjet eritreane. Ai merr pretekstin nga një rast i bërë publik javën e kaluar, sipas të cilit një familje konkrete eritreane nga lokaliteti Hagenbuch i Cyrihut i kushton shtetit rreth 60 mijë franga në muaj. Nga ky rast duhen të nxirren konsekuenca, thotë ai. Müller propozon që personave me status F pas dy viteve t`u ndalen ndihmat sociale, dhe ata të detyrohen t`i kthejnë ato në mënyrë që motivimi i tyre për të gjetur punë të jetë më i madh. Sot azilkërkuesit me ndihma sociale jetojnë njësoj mirë sikur me punë. Prandaj nuk guxon që Zvicra të bëhet financiarisht atraktive për refugjatët që të vijnë të jetojnë këtu”.
Ndërsa deputeti nga FDP/PLR thotë se ndërprerja e ndihmave sociale nuk është zgjidhje dhe shton se nuk beson që dikush mund të jetojë aq mirë e ndihma sociale. Por zgjidhjen ai e sheh në shpejtimin e procedurave të azilit dhe kthimin e atyre që nuk i plotësojnë kritere.
Sariasllan e konsideron ofenduese dhe diskriminuese deklaratën e Müllerit kundër dhënies së ndihmave sociale. Sipas saj me ndihmën sociale sigurohet vetëm minimumi ekzistencial.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” Nxënësja e Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” u bë pjesë e programit “The Best Young Talents... -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














