Sport
Vetëm barazim për Shqipërinë
Ndeshja në Elbasan përfundoi pa gola
Shqipëria ka barazuar pa gola me Jordaninë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Elbasan, shkruan albinfo.ch.
Christian Panucci befasoi fillimisht, duke lënë në bankën rezervë Elseid Hysaj dhe Ledian Memushaj, derisa në pjesën e parë, vendësit kishin disa raste të mira shënimi, por pa arritur të mposhtin portierin kundërshtar.
Në pjesën e dytë, Panucci bëri disa ndërrime, megjithatë, pa efekt, pasi rastet nuk mungonin, por nuk arritën të shënojnë gol.
Kështu ndeshje miqësore përfundoi pa gola dhe me pak emocione. Ndeshjen e gjykoi gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza.
Kuqezinjtë ndeshjen e ardhshme do ta kenë në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit të dielën në udhëtim.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













