Lajme
Vërshime në Itali, mbyllen shkollat në jug të vendit

Mediat italiane shkruajnë se prej ditës së djeshme jugu i Italisë është duke përjetuar një situatë moti ekstrem, e cila, sipas njoftimeve të Mbrojtjes Civile, parashikohet të përkeqësohet ditën e sotme.
Situata thuhet se do të jetë alarmante kryesisht në zonat e Kalabrisë dhe Sicilisë. Priten 24 orë reshje intensive dhe për këtë disa kryetarë bashkie kanë urdhëruar mbylljen e shkollave ditën e sotme. Institutet arsimore do të mbyllen në zonat e Reggio Calabria, Messina, Syracuse dhe Enna.
Vlen të theksohet se alarmi është ngritur edhe për zonën e Katanias. Kryetari i Katanias, Salvo Pogliese, ka urdhëruar mbylljen e shkollave publike dhe private të të gjitha niveleve në qytet për ditën e sotme, 25 tetor, dhe me efekt të menjëhershëm të parqeve dhe varrezave komunale. Shumë thirrje janë regjistruar në Sallën Operative të Brigadës së Zjarrfikësve të Komandës Provinciale të Katanias për shkak të shiut dhe erës së fortë. Pjesa më e madhe e ndërhyrjeve të shpëtimit kanë të bëjnë me pemë dhe shtylla të rrëzuara, shkëputje të suvasë, korniza të pasigurta dhe depërtime ujore. Zonat më të prekura janë ato në jug të kryeqytetit Etna.
E-Diaspora
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime artizanale dhe produkte të freskëta vendore u prezantuan në panairin “Me...
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit