E-Diaspora
Verona Gjinaj, taiboksierja e suksesshme në Zvicër
Sporti i taiboksit është pasioni e saj. Tash e disa vite ajo ushtron rregullisht për t’u bërë një taiboksiere e suksesshme. Edhe pse është vetëm 15 vjeçe, Verona Gjinaj ka fituar disa duele ndaj vajzave kundërshtare. E fundit ishte para disa javësh kur Verona u stolis edhe me një Kupë.
Por, nxënësja e shkollës së mesme në Kriens të Lucernit ka një sfidë para vetës. Të shtunën ajo do të dalë në ring përballë zviceranes Tiffany Wilend.
“Është ndeshja më e rëndësishme për mua dhe besoj se do ta fitoj edhe këtë garë. Jam përgatitur shumë dhe do të dal fituese”, thotë Verona për albinfo.ch, e bindur në fitore.
Por, pse Verona e zgjodhi taiboksin si pasion të saj? “Si fëmijë më kanë pëlqyer gjithmonë sportet luftarake. Mandej u regjistrova në klubin e trajnerit Tefik Bajrami prej të cilit kam mësuar shumë që të arrij suksese”.
Verona flet: shqip, gjermanisht, anglisht, pakëz spanjisht dhe kroatisht.
Prindërit e Veronës të cilët vijnë nga komuna e Gjakovës e mbështesin vajzën e tyre, por primare për ata janë sukseset e saj në shkollë. “Ne do ta mbështesim në pasionin e saj, por Verona krahas sportit do të na bëj të lumtur edhe me sukseset në shkollë”, thotë, babai i saj, Skender Gjinaj, raporton albinfo.ch.
Ndeshja mes Verona Gjinajt dhe zviceranes Tiffany Wilend do të zhvillohet të shtunën, me 20 prill 2019 në Krauerhalle, Kriens Luzern.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













