Shkurt.ch
Vera më e nxehtë në Zvicër që nga viti 1864
Temperaturat midis prill dhe korrikut të këtij viti ishin më të lartat në më shumë se 150 vjet.
Nga kjo rritet rreziku i zjarreve në pyje, derisa niveli i ujit në shumë lumenj dhe liqene ka rënë në një shkallë shqetësuese, shkruan “The Local”.
Vera e nxehtë gjithashtu ndikon në ekosistemet zvicerane, furnizimet, akullnajat dhe kafshët ujore, përcjell albinfo.ch.
Nivelet e ujërave nëntokësore janë zvogëluar edhe pse Zvicra ka rezerva të gjera. Gati 80 për qind e përdorimit të ujit zviceran për bujqësi, ujë të pijshëm dhe industri është me burim nga ujërat nëntokësore.
Nëse temperaturat e larta vazhdojnë edhe në javët e ardhshme, atëherë, kjo do të jetë me rrezik për akullin në Alpet. Gjithashtu në shumë kantone është ndaluar zjarri në natyrë për të shmangur zjarret e mëdha.
Kjo është vera më e nxehtë që nga viti 1864, derisa më e thata që nga viti 1921.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç














