Lajme
Vera e 2022 ndryshoi klimën në disa qytete europiane
Qytetet në disa vende europiane kanë regjistruar në vitin 2022 temperatura të ngjashme me qytetet që ndodhen mesatarisht 425 kilometra më në jug, sipas një analize të publikuar sot nga kompania Callendar, përcjell albinfo.ch.
Kjo kompani ka analizuar temperaturat e qyteteve të Europës Perëndimore (Francë, Spanjë, Portugali, Itali) vitin e kaluar dhe i ka krahasuar me temperaturat normale nga viti 1991 deri në vitin 2020.
Rezultati: Këto qytete kanë regjistruar temperatura mesatarisht 1.38 gradë Celsius më të larta se ato normale dhe të ngjashme me vendet 425 kilometra në jug.
Këto të dhëna, të cilat janë paraqitur në një hartë, tregojnë për Francën se Lille, në Francën veriore, ka regjistruar temperatura që njëjta me ato në Pau, në Francën jugperëndimore, Cherbourg, në Francën veriperëndimore, me ato të përjetuara nga Gijón, në Spanjë, Perpignan, në Francën jugore me ato të Athinës dhe Strasburgut, në Francën lindore, me ato të San Marinos.
“Ajo që tregojnë këto krahasime është madhësia e anomalisë që ekzistonte më 2022 dhe, nga ana tjetër, puna titanike që do t’u nevojitet qyteteve për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike,” thekson Thibaut Lacomte, menaxher i përgjithshëm i Callendar, një kompani e specializuar në vlerësimin e rrezikut klimatik dhe është i bazuar në rajonin e Parisit.
“Qytetet janë ndërtuar mbi klimën që kanë pasur gjithmonë dhe kur kemi të bëjmë me temperatura kaq të pazakonta, nuk mund ta kthejmë Perpignan brenda natës në diçka që duket si Athina,” vuri në dukje ai. “E gjithë arkitektura, gjithë urbanistika, infrastruktura, madje edhe shtëpitë e banorëve do të duhet të përshtaten”, vuri në dukje gjithashtu Lacoste.
Tetë vjetët e fundit kanë qenë më të ngrohtat në gjithë botën, duke tejkaluar të gjitha temperaturat paraindustriale me më shumë se një shkallë, sipas raportit të fundit vjetor nga programi europian i ndryshimeve klimatike Copernicus (C3S), i publikuar në janar.
Në Europë, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë, viti 2022 renditet si “viti i dytë më i nxehtë”, por muajt e verës shënuan një rekord të ri për të gjithë Kontinentin e Vjetër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









