Lajme

Vendimi i parë i Dritan Abazoviqit: Shkarkon një zyrtar të lartë malazez

Zv.kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, me të marrë detyrën e re në krye të shtetit ka ndërmarrë edhe vendimin e parë. Ai ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Veloviq, raporton Albinfo.ch.

Politikani shqiptar nga Ulqini, i cili ishte i shumëpërfolur dhe kritikuar muajve të fundit, këtë vendin e ka kumtuar përmes Twitterit.

Ai fillimisht është takuar me drejtorin e Policisë, veselin Velociq për të kumtuar më pas se janë dakorduar që ai më nuk do të jetë në krye të Policisë.