Koronavirusi: çast pas çasti
Vendi më i vaksinuar mendon edhe për dozën e tretë
Të rriturit me sistem imunitar të cënuar, që kanë marrë 2 doza të Pfizer, mund të marrin një dozë nxitëse
Izraeli deklaroi se do të nisë të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës së Pfizer tek të rriturit me sistem imunitar të dobët, por po vlerëson ende nëse duhet bërë e disponueshme ndaj publikut të përgjithshëm.
Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka rritur normën e vaksinimit në Izrael, ndërkohë që infeksionet e reja janë rritur në muajin e fundit nga një shifrore, në rreth 450 në ditë.
Ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, tha se të rriturit me sistem imunitar të cënuar, që kanë marrë 2 doza të Pfizer, mund të marrin një dozë nxitëse, raporton Scan, transmeton albinfo.ch.
Pfizer dhe partneri BioNTech, furnitorët kryesor në Izrael, bënë të ditur se do t’i kërkojnë rregullatorëve në BE dhe SHBA për të autorizuar dozat nxitëse. Të dy kompanitë përmendën rritje të rrezikut të infeksionit pas 6 muajve të vaksinimit, ndërsa kërkuan lejen për dozën e tretë. Thuajse 50% e 46 pacientëve të shfaqur në spital në Izrael në gjendje të ashpër, janë të vaksinuar dhe shumica janë nga grupe të rrezikut, sipas autoriteteve. Rreth 5.7 milionë e popullsisë prej 9.3 milionë e Izraelit, kanë marrë të paktën 1 dozë.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë