Sport
Vëllezërit Xhaka: Suksesi në futboll i bëri ambasadorë të Kosovës
Xhakat në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch flasin për Pavarësinë ë Kosovës, rëndësinë e saj, si dhe dashurinë që kanë për Kosovën

Familja Xhaka i ka dhënë shumë shqiptarëve. Vëllezërit Xhaka sot janë shumë të njohur, ndërsa me krenari thonë se janë nga Kosova. E, babai i tyre, Ragipi, është shumë i lumtur me arritjet e djemve dhe i është mirënjohës shtetit zviceran për ndihmën që i kanë dhënë deri më tani.
Njëri luan për Zvicrën, tjetri për Shqipërinë. Por, dy të kanë prejardhje nga Kosova dhe përfaqësojnë shqiptarët kudo që janë. Granit dhe Taulant Xhaka janë dy futbollistë të njohur në Evropë. Graniti paraqitet suksesshëm me Arsenalin në Angli, kurse Taulanti me Baselin fiton trofe në Zvicër. E, ndërkohë, më krenari me arritjet e tyre është babai Ragipi. Xhakat në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch flasin për Pavarësinë ë Kosovës, rëndësinë e saj, si dhe dashurinë që kanë për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Nuk e harrojnë asnjëherë Kosovën
Graniti dhe Taulanti thonë se janë krenarë që kanë prejardhje nga Kosova. “Jemi shumë krenarë që babai dhe nëna jonë janë nga Kosova dhe rrënjët tona ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë”, shprehen vëllezërit Xhaka për albinfo.ch. Më 17 shkurt, Kosova i mbush dhjetë vjet, derisa dëshira e vëllezërve Xhaka është shumë e qartë. “Urimi ynë për këtë përvjetor të Pavarësisë është që të ketë sa më shumë mirëqenie, lumturi, dhe që populli ynë të ketë sa më shumë punë, respekt për njëri-tjetrin dhe tolerancë fetare, për çka jemi çmuar deri më tani si popull”, kanë vazhduar më tutje vëllezërit e njohur, që në Evropianin 2016, luajtën kundër njëri-tjetrit, duke zgjuar vëmendjen e mediave botërore.
Ata kanë shtuar tutje se me krenari kujtojnë ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj dhe çdo shqiptar e cilëson si datë të rëndësishme 17 shkurtin. Pavarësisht se janë shumë të njohur dhe marrin paga marramendëse, ata asnjëherë nuk e harrojnë Kosovën, duke e vizituar shpesh herë dhe duke kaluar pushimet atje. “Sa herë janë pushimet, Kosova është vendi i parë që e vizitojmë, dhe pastaj vendet tjera. Ndihemi të relaksuar dhe të lumtur kur jemi në mesin e familjeve tona në Kosovë”, kanë shtuar tutje vëllezërit Xhaka.
Ragip Xhaka, babai më krenar në botë
Por, më krenari sigurisht se është Ragip Xhaka. Djemtë e tyre janë shumë të suksesshëm, si dhe ambasadorët më të mirë të Kosovës në Zvicër dhe Evropë. “Fillimisht dua t’i uroj shqiptarët për këtë festë shumë të rëndësishme për Kosovën. Edhe në mediat evropiane, e kam cekur gjithmonë se jam babai më i lumtur në botë, që djemtë e mi janë bërë të njohur në gjithë Evropën dhe më gjerë. Por, ata janë shembull si bëhet respekti dhe atdhedashuria për vendin e vet, ku në çdo vend të botës bëhet lobimi i vendit tënd. Gjithashtu do të jemi falënderues ndaj Zvicrës që na ka përkrahur gjithmonë, si Taulantin, ashtu edhe Granitin, të cilët kanë pasur përkrahje maksimale dhe do të kenë deri në vdekje. I falënderoj edhe djemtë që më kanë dëgjuar dhe kanë punuar sipas udhëzimeve të mia”, është shprehur Ragip Xhaka për albinfo.ch.
Taulanti dhe Graniti kanë lindur në Bazel, derisa familja Xhaka ishte shpërngulur në vitet ‘90 në Zvicër. Dy vëllezërit Xhaka luajnë për dy shtete të ndryshme. Derisa Graniti përfaqëson Zvicrën, Taulanti luan për Kombëtaren shqiptare
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj