CH-Ballkani
Vdiq dhe u varros veprimtari Shaip Bilalli
Pas një sëmundje të rëndë, në Vevey të Zvicrës ndërroi jetë intelektuali e veprimtari i çështjes shqiptare Shaip Bilalli. Varrimi i të ndjerit është bërë sot në varrezat e fshatit Çegran të Gostivarit.
Shaip Bilalli u lind më 10 janar 1945 në fshatin Çegran, komuna e Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkup, në gjimnazin e njohur Zef Lush Marku. Fillimisht punoi si mësues në shkollën fillore të vendlindjes ndërkaq, pasi mbaroi studimet në Universitetin e Prishtinës, punoi si profesor i historisë në shkollën e mesme.
Në vitin 1968 ai arrestohet dhe mbahet një vit në burg për veprimtari atdhetare. Në vitin 1982, Shaip Bilalli emigroi në Zvicër. Që prej fillimit ai ishte pjesëtar i Lëvizjes Ilegale dhe dha kontribut të çmuar në zgjërimin e saj gjithandej në mërgatë dhe sidomos në viset shqiptare në Maqedoni.
Me formimin e subjekteve politike legale në trojet shqiptare nën Jugosllavi, degët e tyre u formuan edhe në mërgatë. Shaip Bilalli ishte themelues dhe kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, Dega në Zvicër. Pas çarjeve që pati ky subjekt politikdhe themelimit të Partisë Demokratike Shqiptare, Shaip Bilalli mbështeti krahun e Arben Xhaferit, njërit prej prijësve më të shquar të Lëvizjes për çilirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, raportojnë mediat lokale.
Vitet e fundit të jetës së tij, Shaip Bilalli pati probleme serioze shëndetësore. Ai vdiq më 20 mars 2016 Vevey të Zvicrës.
Varrimi i të ndjerit është bërë sot në varrezat e fshatit Çegran të Gostivarit.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










