Lajme
Vdes njeriu që jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit
Ai jetoi 18 vjet në aeroportin ‘Charles de Gaulle’ të Parisit dhe saga e jetës së tij frymëzoi filmin e Steven Spielberg “The Terminal”.
Edhe fundi i iranianit Merhan Karimi Nasseri do të ishte pikërisht në aeroport, që ishte kthyer në shtëpinë e tij. Nasseri vdiq pas një ataku kardiak në terminalin 2F të aeroportit. Policia dhe një ekip mjekësor i erdhën në ndihmë, por nuk ishin në gjendje ta shpëtonin.
Nasseri jetoi në Terminalin 1 të aeroportit nga viti 1988 deri në vitin 2006, fillimisht në harresë ligjore sepse i mungonin letrat e qëndrimit dhe më vonë zgjodhi të jetonte në aeroport, ku u kthye edhe në javët e fundit para se të vdiste.
Vit pas viti, ai flinte në një stol plastik të kuq, duke u bërë miq me punonjësit e aeroportit, duke bërë dush në ambientet e stafit, duke shkruar në ditarin e tij, duke lexuar revista dhe duke biseduar me udhëtarët që kalonin.
Stafi e quajti Lord Alfred dhe ai u bë i famshëm në mesin e pasagjerëve.
Nasseri lindi në vitin 1945 në Soleiman. Ai u largua nga Irani për të studiuar në Angli në vitin 1974. Kur u kthye u burgos dhe u dëbua pa pasaportë. Nasser aplikoi për azil politik në disa vende të Evropës.
Ai përfundoi në Charles de Gaulle në gusht 1988 dhe qëndroi aty përfundimisht./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










