Kosova

Vdes njëri nga tre të plagosurit në Pejë

Vdiq babai që u plagos bashkë me dy djemtë e tij javë më parë në Pejë

Ka vdekur njeri nga tre personat që u plagos në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës më 22 maj të këtij viti, përcjell albinfo.ch.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftohet se personi që humbi jetën është Jeton Berisha, babai që u plagos me dy djemtë. Jeton Berisha ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Të plagosurit për shkak të gjendjes së tyre të rënduar ishin dërguar nga Spitali rajonal i Pejës në QKUK në Prishtinë.