E-Diaspora
Vdes kosovarja 16 vjeçe nga lëndimet në gjendje të somnambulizmit
Brikena vuante nga një formë e rrallë dhe e rëndë e somnambulizmit (ecjes në gjumë ose jermisë),
Mjekët nuk arritën t`i shpëtijnë jetën Brikena Mehmetit, një vajze 16 vjeçe nga Loria, provinca italiane e Trevizos. Ajo ishte shtruar në stacionin intensiv të spitalit më 15 dhjetor, pasi që gjatë natës ishte rrëzuar nga dritarja e banesës në tokë, shrkuan südtirolernews.at.
Ndonëse fillimisht dukesj se gjendja e saj shëndetësore po përmirësohej, ndërkohë ndodhi një përkeqësim i papritur dhe Brikena iu dorëzua plagëve të marra.
Brikena vuante nga një formë e rrallë dhe e rëndë e somnambulizmit (ecjes në gjumë ose jermisë), transmeton albinfo.ch. Duket se ajo natën kritike ka qenë në një gjendje të tillë dhe e ka ngatërruar dritaren e banjos me derën kështu që është rrëzuar poshtë me ç`rast ka pësuar lëndime të rënda.
Kufoma e Brikenës do të varroset në Prishtinë, prej nga e ka prejardhjen familja e saj.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












