Futboll
Vdes futbollisti, klubi “ia vazhdon kontratën” familjes së tij
Ai ka lënë pas gruan dhe një vajzë dy-vjeçare
Të hënën pritej, që të rinovonte kontratën dhe për këtë duhej të paraqitej në zyrat e Fiorentinës për të hedhur firmën në kontratën e re.
Por, Davide Astori ndërroi jetë krejt papritur të dielën në mëngjes duke tronditur botën e futbollit, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën, përcjell albinfo.ch.
E në gjithë këtë dhimbje, familja e kapitenit të Fiorentinës është ajo që vuan më shumë. Për t’ia lehtësuar disi dhimbjen, mediat sportive në Itali shkruajnë se klubi vjollcë ka vendosur që t’i ofrojë rinovimin dhe në mungesë të lojtarit të ndjerë, do të jenë familjarët ata që do të firmosin.
Bëhet fjalë për një kontratë sa simbolike, aq edhe formë ndihme dhe ngushëllimi për familjen e Davide Astorit, në llogaritë e së cilës do të derdhet “rroga” vjetore e lojtarit të ndjerë.
Ai ka lënë pas gruan dhe një vajzë dy-vjeçare.
Të gjitha ndeshjes e së dielës janë shtyrë të kampionatit italian, derisa të gjitha takimet e mesjavës në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës do të fillojnë me një minutë heshtje.
Vdekja e tij është ende duke u hetuar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









