E-Diaspora
Vdekja e të riut shqiptar, që tronditi Islandën
Ende nuk janë dhënë detaje për autorin e sulmit. Në mediat shqiptare ka pasur raportime, se ai është therur për vdekje nga një shqiptar tjetër, derisa disa tjera kanë thënë nga një islandez.
20-vjeçari shqiptar, Klevis Sula, ka ndërruar jetë në Islandë, ku jetonte prej vitesh, derisa ai ndërroi jetë pas plagëve që mori nga therja me thikë.
Por, kush ishin sulmuesit ende nuk është e bërë ditur zyrtarisht. “Grapevine.is” sipas burimeve të saj, Sula dhe një tjetër shqiptar ishin afruar pranë një burri i cili po qante, dhe kur u afruan për ta ngushëlluar atë, ata u sulmuan, përcjell albinfo.ch.
Një islandez, i cili goditi Klevisin dhe shokun e tij me thikë, disa herë, u largua në vendin e ngjarjes, derisa ai është arrestuar dhe mbahet në paraburgim.
Edhe miku i Klevisit është plagosur dhe ende po trajtohet pas plagëve të marra.
Miqtë dhe familjarët kanë hapur një faqe përkujtimore, ku po kërkojnë donacione për të ndihmuar me shpenzimet e varrimit dhe shpenzimet tjera.
Kushëriri i Klevisit, Krist Ismailaj, ka thënë se Klevisi nuk ka pasur ndonjë zënkë më herët, ka qenë një djalosh i mirë, i qetë dhe i dobishëm.
Por, një mik i Klevisit, ka shkruar një shkrim në rrjetet sociale, duke përshkruar si ndodhi ngjarja, dhe duke ironizuar ‘shtetin më të sigurt në botë’. “Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Kaq e lehtë është për të vdekur në një prej vendeve të konsideruara si më të sigurtët në botë”, shkruan ai.
Ndërkohë, ende nuk janë dhënë detaje për autorin e sulmit. Në mediat shqiptare ka pasur raportime, se ai është therur për vdekje nga një shqiptar tjetër, derisa disa tjera kanë thënë nga një islandez.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












