CH-Ballkani
Vazhdon migrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Greqisë
Të dhënat zyrtare në tre gjykata të zonave kufitare të Shqipërisë me Greqinë, Gjirokastër, Korçë dhe Sarandë flasin se gjatë vitit 2017 u shënuan 100 procese gjyqësore “për kalim të paligjshëm të kufirit” ku pjesa më e madhe e të cilave i përket rasteve në zonën juglindore të Korçës
Autoritetet kufitare shqiptare po procedojnë̈ në Prokuroritë̈ e rretheve kufitare kalimin e paligjshëm të kufirit nga të rinjtë̈ shqiptarë, por pa mundur të ulin emigrimin e paligjshëm drejt Greqisë̈. Shumica e rasteve të bllokuara në kufirin shqiptar gjatë vitit 2017 janë paraqitur në gjykatë dhe personat kanë marrë në pjesën dërmuese dënimin me gjobë.
Kodi Penal shqiptar parashikon gjobitjen e personave që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin deri në dy vjet burg, por gjykatat shqiptare nuk kanë aplikuar ansnjëherë vitin e fundit dënimin me burgim, raporto “Zëri i Amerikës”.
Të dhënat zyrtare në tre gjykata të zonave kufitare të Shqipërisë me Greqinë, Gjirokastër, Korçë dhe Sarandë flasin se gjatë vitit 2017 u shënuan 100 procese gjyqësore “për kalim të paligjshëm të kufirit” ku pjesa më e madhe e të cilave i përket rasteve në zonën juglindore të Korçës, përcjell albinfo.ch.
Gjobat e dhëna nga gjykata në shumë prej rasteve e kalojnë mundësinë e migrantëve t’i paguajnë ato. Shumica e tyre janë të papunë dhe nga dëshmitë në gjykata kjo i detyron për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt territorit grek.
Tre rrethet kufitare Korçë, Gjirokastër dhe Sarandë njohin numrin më të lartë të bllokimit të migranëtve si në anën shqiptare, por edhe në anën greke. Të dhënat e Raportit të Policisë Greke për vitin 2017 të publikuar këtë javë flasin se në kufirin greko – shqiptar u bllokuan 7.352 shtetas shqiptarë nga 5.915 që ishin bllokuar në vitin 2016.
Sipas raportit, numri i shqiptarëve të paligjshëm të bllokuar në gjithë territorin grek përgjatë vitit 2017 ishte 13, 281 persona dhe vinte pas numrit të migranëtve sirianë që përbënin rreth 16,500 persona.
Sipas raportit të policisë greke, rreth 6.500 masa të tilla u ndërmorrën ndaj qytetarëve shqiptarë të bllokuar pa dokumente të rregullta qëndrimi në Greqi gjatë vitit 2017.
Sipas statistikave policore greke numri më i lartë i shqiptarëve që synojnë të kalojnë drejt Greqisë pa dokumente shënohet në periudhat e punësimit sezonal. Maji, qershori dhe korriku, janë muajt e favorshëm për punësim në sezonin turistik, ndërsa tetori dhe nëntori shihen si periudhë e favorshme për punët dimërore, sidomos në vjeljen e agrumeve.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














