Lajme
Vazhdon kriza e migracionit në Itali

Në Lampeduza, presidentja e KE, Ursula von der Leyen, premtoi shumë për të lehtësuar ishullin e mbingarkuar me mijëra migrantë. Por, ajo varet nga vendet anëtare të BE-së, e shumë refuzojnë të pranojnë refugjatë nga Italia, shkruan Deutsche Welle.
Në Lampeduza, presidentja e Komisionit Europian, gjermanja Ursula von der Leyen, premtoi një plan 10-pikësh për lehtësimin e krizës: ndihma të shpejta nga Brukseli, masa kundër krizës humanitare në ishullin, ku çdo ditë vijnë disa qindra refugjatë, ose edhe mijëra. Por kryesisht mesazhi i saj ishte se BE nuk e lë vetëm Italinë. “Kjo ka rëndësi për mua, sepse migracioni i parregullt është një sfidë për Europën dhe prandaj ka nevojë për një përgjigje europiane”, tha Von der Leyen.
Por, si duket kjo përgjigje nuk dihet. Plani 10-pikësh nuk përmban shumë pika të reja, dhe ajo që është e re nuk mund të vendoset vetëm nga presidentja e KE-së. Ursula von der Leyen është e varur nga shtetet anëtare. Për shembull, propozimi që refugjatët të shpërndahen nga Lampeduza në vende të tjera të BE-së. “Ne do të mbështesim më fort shpërndarjen e refugjatëve dhe kërkojmë nga vendet anëtare të praktikojnë mekanizmin vullnetar të solidaritetit e të pranojnë refugjatë nga Italia”, kërkoi von der Leyen.
Të forcohen kontrollet e Frontex
Por realisht nuk duken mirë punët me mekanizmin e solidaritetit. Edhe Gjermania e ndali këtë program përkohësisht dhe nuk merr më refugjatë nga Italia. Arsyeja: Qeveria e Romës refuzon të mbajë premtimin e saj, të marrë mbrapsht ata azilkërkues që kanë hyrë ilegalisht nga Italia në Gjermani. Më shumë se 12.400 raste të tilla ka pasur vitin e kaluar. Vetëm 10 raste pranoi Italia.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, përpiqet të gjejë një zgjidhje të përbashkët me homologët nga Franca dhe Spanja. Për mediat gjermane, ajo tha se po përpiqemi për të një aksion të përbashkët për të ndihmuar nga ana humanitare Italinë dhe të kontrollojnë më mirë migracionin. “Në këtë kuptim është gjëja e duhur që të së bashku me këto vende të kërkojmë zgjidhje”.
Konkretisht von der Leyen premtoi zgjerimin e misionit të marinës. Agjencia Europiane e Mbrojtjes së Kufijve, Frontex, do të duhej të mbikëqyrë më fort se deri tani kufijtë e jashtëm të BE, një ide që mbështetet edhe nga Gjermania. Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Faeser, tha se “ne nuk do të mund të kemi rrugë tjetër. Ndryshe nuk do ta vemë dot nën kontroll gjendjen e migracionit”.
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit