Shqipëria
Vazhdon ikja e shqiptarëve, pse po ndodh kjo
Të paktën rreth 2,000 persona në muaj kanë ikur nga vendi, për të mos u kthyer më përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti
Dëshira e shqiptarëve për të ikur nga vendi nuk po ndalet, përkundrazi është ringjallur sërish në 2019-n. Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO) për periudhën janar-korrik, aplikimet për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Evropian ishin gjithsej rreth 14 mijë, me një rritje të ndjeshme prej 24%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rreth 90% e këtyre aplikimeve janë për herë të parë, ndërsa ka dhe nga ata që nuk heqin dorë dhe e tentojnë sërish fatin.
Të paktën rreth 2,000 persona në muaj kanë ikur nga vendi me qëllimin për të mos u kthyer më përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Kjo është vetëm shifra që regjistrohet, pasi ka dhe shumë të tjerë që zgjedhin të largohen në heshtje, duke mos aplikuar për azil dhe duke mos treguar që nuk kanë ndër mend që të kthehen më, transmeton Monitor.
Rritja e tendencës për tu larguar është konstatuar që në muajt e fundit të 2018-s dhe përkon me një acarim të situatës politike në vend, teksa shqiptarët në mungesë të alternativave për t’u qeverisur duket se po zgjedhin që të largohen nga vendi, përcjell albinfo.ch.
Ritmet e ikjes krahasohen me ato të vendeve të luftës, apo në konflikte të forta, duke e renditur Shqipërinë në listën e 10 shteteve me numër më të lartë aplikimesh.
Në korrik psh nga Shqipëria kishte 1995 aplikime gjithsej, ndërsa nga Siria kishte 6,543, nga Afganistani 5 040, nga Venezuela rreth 3 800. Por, këto shtete kanë një numër shumë më të lartë popullsie, Siria (17 milionë banorë), Afganistani (38 milionë banorë), Venezuela (28 milionë banorë)!
Ndërkohë, shumica e aplikimeve nga shqiptarët refuzohen, mesatarisht 97% e tyre. Psh në korrik, vetëm 54 persona kanë marrë status refugjati, ndërsa 1470 vendime ishin negative, teksa Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe për më tepër është në proces integrimi në Bashkimin Europian.
Rreth 12 mijë raste janë ende pezull nga aplkimet e shqiptarëve, sipas të dhënave nga EASO.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














